osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spartak Ngjela: Meta do nxirret forcërisht nga Presidenca menjëherë pas shkarkimit, policia do zbatojë vendimin e Kushtetueses

Spartak Ngjela: Meta do nxirret forcërisht nga Presidenca menjëherë pas shkarkimit, policia do zbatojë vendimin e Kushtetueses

Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka paralajmëruar se presidenti Ilir Meta do të nxirret me forcë nga Presidenca nëse nuk do të largohet pas shkarkimit nga Gjykata Kushtuese.

Pak ditë më parë, gjykata u mblodh dhe vendosi që brenda 30 ditëve do të dalë me një vendim pro ose kundër shkarkimit të Ilir Metës, si president i Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, presidenti Ilir Meta ditët e fundit, ka dhënë deklarata që edhe nëse shkarkohet ai nuk do të largohet nga zyra e tij pa i përfunduar mandati. Por, për avokatin Spartak Ngjela, nëse presidenti nuk largohet mund të ndërhyjë edhe policia.

Në një prononcim për gazetën “Sot”, i pyetur se si e komenton qëndrimin e presidentit që edhe nëse shkarkohet nuk e lë zyrën pa mbaruar mandati, ai u shpreh se Meta nëse shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese dhe nuk largohet nga zyra, do të nxirret me forcë nga policia menjëherë pas shkarkimit.

Sipas tij, policia do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse kjo e fundit merr vendimin për shkarkimin e presidentit. “Po shteti ka polici, nuk është pa polici, e merr edhe e nxjerr jashtë.

Ai po u shkarkua pastaj është një njeri i thjeshtë si gjithë populli. Po ai është budalla, e kuptoni se kë keni pasur president. Nëse do të shkarkojnë duhet që të ikësh, pasi Gjykata Kushtetuese është organ sovran”, tha avokati.

Ngjela flet për shkelje të rënda të Metës

Ndërkohë, i pyetur nëse pret që nga ana e Gjykatës Kushtetuese të merret një vendim për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, avokati Spartak Ngjela u shpreh, se duhet që të presim lidhur me këtë vendim që do të marrë Kushtetuesja. Ai theksoi, se është Gjykata ajo e cila duhet të japë vendimin dhe pritet që të kemi një analizë të saj lidhur me këtë çështje.

“Gjykata Kushtetuese është organ i sovranitetit të lartë, nuk jap dot një mendim timin lidhur me këtë. Na duhet që të presim. Ka heshtje para vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sepse janë ata të cilët e kanë në dorë vendimin dhe do të presim analizën e tyre”, tha avokati.

Ndërkohë, lidhur me akuzat e presidentit Ilir Meta që ka lëshuar ditët e fundit ndaj të gjithëve, dhe nëse këto tregojnë se presidenti po i trembet një ndjekje penale, avokati Spartak Ngjela u shpreh, se nëse Gjykata Kushtetuese konfirmon se presidenti ka bërë shkelje të rënda, ai do të shkojë në një ndjekje penale. Ai tha, se nëse presidenti ka shkelur Kushtetutën atëherë sipas tij, kjo është një shkelje e rëndë dhe vepër penale.

“Në qoftë se Gjykata Kushtetuese e koncepton që ato që ka bërë presidenti Ilir Meta janë shkelje të rënda, mendoj se do të ndiqet penalisht, pra do të shkojë në proces penal. Sepse shkelja e Kushtetutës që mund të ketë bërë presidenti Meta është një vepër penale”, tha ai.

Kujtojmë se, edhe më herët avokati Spartak Ngjela ka folur sa i përket shkarkimit të presidentit Ilir Meta, teksa është shprehur se ky i fundit ka bërë shkelje të rënda.