osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD dhe PS arrijnë konsensusin, më 17 shkurt ngrihet komisioni për reformën zgjedhore, dalin jashtë loje “foltorja” dhe LSI

PD dhe PS arrijnë konsensusin, më 17 shkurt ngrihet komisioni për reformën zgjedhore, dalin jashtë loje “foltorja” dhe LSI

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste duket se kanë gjetur dakordësinë për t’i dhënë vendimit një Kod të ri Elektorale.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, PD-ja ngriti alarmin dhe kërkoi ndryshimin e Kushtetutës, pasi sipas saj, Shqipërisë i duhet një reformë e re zgjedhore dhe territoriale, si dhe vetingu në politikë.

Për dy të parat demokratët kanë marrë edhe “bekimin” e socialistëve, të cilët janë shprehur të gatshëm për t’i votuar, ndërsa në këmbim PS e mbështetur edhe nga ndërkombëtarët, kanë kërkuar zgjatjen afateve të komisioneve të vetingut, kërkesë kjo që pritet të hidhet gjatë seancës së sotme plenare për votim.

Për rrjedhojë presioni i ndërkombëtarëve për të zgjatur afatet e komisioneve të vetingut po i shtyn socialistët dhe demokratët që të rihapin dosjeve të vjetra të reformave, sikundër janë reforma zgjedhore apo territoriale.

Sinjalet u dhanë në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit ditën e martë, kur në emër të shoqërisë civile u paraqitën disa propozime për ndërhyrje në Kushtetutë, ndërkohë që u miratua edhe kalendari i punimeve për periudhën 7 shkurt-25 shkurt.

Më 17 shkurt ngrihet komisioni i posaçëm

Por sa i takon reformës zgjedhore, ajo që ndan palët është objekti i komisionit të posaçëm që duhet të ngrihet në Kuvend për këtë qëllim. Partia Socialiste dhe Partia Demorkatike pavarësisht se kanë shprehur gatishmërinë për të çuara përpara reformën zgjedhore, kanë akuzuar njëra-tjetrën për mungesë vullneti politik në këtë drejtim. Dallimi i madh mes palëve është që PS kërkon që të adresohen rekomandimet e OSBE/ODIHR, përfshi këtu edhe rekomandimin për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Me rekomandimet e ndërkombëtarëve është dakord edhe PD, por me përjashtim të depolitizimit të administratës zgjedhore. Sipas opozitës, ky hap është i parakohshëm, pasi vetë administrata publike e vendit është thellësisht e politizuar. Megjithatë, gazeta ka mësuar se në prapavijë socialistët dhe demokratët kanë zhvilluar negociatat të shumta, ndërsa sipas axhendës së Kuvendit është planifikuar që më 17 shkurt të ngrihet komisionin për reformën zgjedhore, duke u votuar në Parlament.

“Projektvendimi “Për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 25 dhe 55 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim), Diskutime, (Shprehen grupet parlamentare), Koha e votimit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë. Pra referuara këtyre zhvillimeve, gjasat janë Partia Demorkatike dhe Partia Socialiste të gjejnë gjuhën e përbashkët, duke ngritur komisionin për reformën zgjedhore dhe i hapur rrugë ndryshimeve territoriale.

Dalin jashtë loje foltorja dhe LSI

Mirëpo arritja e konsensusit mes Partisë Demorkatike dhe Partisë Socialiste për reformën zgjedhore dhe jovetëm, është një sinjal i keq për “Foltoren” dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Kjo e fundit dhe Komisioni për Rithemelimin në PD janë bërë bashkë në një koalicion sa i takon zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, ndërkohë që janë në opozitë të fortë me socialistët dhe demokratët. Kjo do të thotë se në hartimin e reforme zgjedhore “foltorja” dhe Partia e Kryemadhit nuk do të kenë akses dhe do të mbetën pa u përfaqësuar në komision, çka pritet të kthehet në një dhimbje koke për Ilir Metën dhe Sali Berishën, të cilët ia kanë shpallur luftë ndërkombëtarëve dhe dyshes Rama-Basha.