Milani mposhti me rezultatin 4-0 Lacion, në çerekfinalen e Kupës së Italisë, duke siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale, ku do të përballet me Interin. Kjo fazë e Kupës, do të zhvillohet me 2 takime, të cilat janë planifikuar për t’u luajtur më 2 mars dhe 20 prill.
Për sa i përket duelit të mbrëmjes së sotme ndaj Lacios, ai foli i gjithi për kuqezinjtë, që arritën të shënonin plot 3 herë në pjesën e parë. Leao hapi fillimisht serinë e golave në minutën e 24′, ndërkohë që Zhiru, i shndërruar në një përbindësh të vërtetë në ndeshjet e fundit, shkërmoqi lacialët me dopietën në minutat 41′ dhe 45+1’.
Skuadra e Piolit ishte pothuajse inekzistente në fushë, ndërkohë që Kesi vulosi “pokerin” në minutën e 79′. Një sukses i merituar ky për Milanin, që duket se fitorja e javës së kaluar në derbin ndaj Interit e ka rritur ndjeshëm moralin në kampin kuqezi.
FORMACIONET ZYRTARE:
Milan (4-2-3-1) Menja, Kalabria, Kalulu, Romanjoli, Hernandez; Kesi, Tonali; Mesias, Brahim Diaz, Leao; Zhiru. Trajner: Stefano Pioli
Lacio (4-3-2-1) Reina; Hysaj, Ramos, Patrik, Marusic; Milinkoviç-Saviç, Kataldi, Basiç; Felipe Anderson, Zakanji; Imobile. Trajner: Maurizio Sarri//PANORAMASPORT.AL