Presidenti Ilir Meta i shoqëruar nga përfaqësuesi i tij ligjor ka dalë sot me një deklaratë për mediat ku ka njoftuar se do të ngrejë një padi kundër Kuvendit, pasi sipas tij ka manipuluar provat që paraqiti në Gjykatën Kushtetuese.
Gjatë fjalës së tij, Meta theksoi se nuk do të lejojë të kërcënohet rendi Kushtetues dhe e lëshoi gjuhën keq, duke thënë se ata që mendojnë se do të dhunojnë popullin shqiptar janë super budallenj.
Meta përdori edhe shprehjen epike të Arbana Osmanit që iu thitë banorëve të ‘Big Brother VIP’ sa herë lidhet me ta: ‘Yje’.
“Kur kërcënohet rendi kushtetues dhe nxitet një konflikt si ata që i kemi parë. Sigurisht që do të jem gjithmonë një me Kushtetutën, me qytetarët dhe ta harrojnë ata që kanë menduar se në mënyrë mafioze, të gjitha ata rilindas mavi e blu, vendas e të huaj, se do të dhunojnë popullin e Shqipërisë, do të dëshpërohen pa fund.
Për këtë iu jap fjalën. Jam Ilir Meta o superbudallenj. Jo ju, ju jeni yje.”, u shpreh Meta në përfundim të fjalës së tij.