osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës, eurodeputetja gjermane: Ai me milicinë e tij kryen krime ndaj hebrenjve, serbëve dhe shqiptarëve

Restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës, eurodeputetja gjermane: Ai me milicinë e tij kryen krime ndaj hebrenjve, serbëve dhe shqiptarëve

Eurodeputetja Viola von Cramon ka dalë kundër restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.

Deputetja gjermane në Parlamentin Evropian është rreshtuar krah ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, i cili më herët gjatë kësaj jave kritikoi ministrinë e Kulturës për vendimin për restaurim të shtëpisë së Devës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale dhe që është pasqyruar gjerësisht në mediat kosovare, Von Cramon ka shkruar se Deva ka qenë kolaboracionist i regjimit nazist dhe e kaluara sipas saj, s’duhet të mbulohet.

“Rasti i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicën e Jugut më shqetëson personalisht dhe ngre shumë shqetësime. Lustrimi i së kaluarës dhe shtrembërimi i fakteve për kolaboracionistin e njohur nazist të divizionit të 21-të SS “Skënderbeg” s’duhet të bëhet”, shkruan ajo.

Ndërkohë eurodeputetja Von Cramon theksoi se Xhafer Deva me milicinë e tij kryen krime ndaj hebrenjve, serbëve e shqiptarëve. “S’duhet të ketë vend për ndryshim të historisë së Luftës së Dytë Botërore dhe mohimit të Holokaustit.

Në vend kësaj, kjo duhet të shfrytëzohet si mundësi për t’u përballur me të kaluarën dhe të lejojë të gjitha komunitetet në Kosovë të bëhen bashkë për të krijuar një narrativë të përbashkët që është përfshirëse dhe e bazuar në fakte për bashkëpunëtorët lokalë të nazistëve që kryer krime kundër hebrenjve, serbëve, shqiptarëve dhe të tjerëve nga divizioni SS “Skënderbeg” dhe forcat ushtarake të Devës”, nënvizoi eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon.

Kujtojmë që shtëpia e Devës është konsideruar monument i veçantë nga Kosova, që tash e disa vite që planifikon restaurimin e atij objekti. Restaurimi ka nisur këtë muaj në kuadër të programit “Trashëgimia kulturore si nxitëse për dialogun ndërkomunitar dhe kohezionin social”.

Projekti i hartuar nga “CHëB Kosova” bashkëfinancohet nga Zyra e Instrumentit për Stabilitet dhe Paqe e Bashkimit Evropian dhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Implementimi bëhet nga UNDP-ja. Kostoja e restaurimit është paraparë të jetë 300 mijë euro.