Avokati Idajet Beqiri shprehet se Gjykata Kushtetuese është para një momenti historik dhe se nëpërmjet vendimit për shkarkimin apo jo të Metës, do të përcaktojë ligjin si duhet rregulluar veprimtaria e Presidentit.
“Një kryetar Shteti nuk e heq dot si të të dojë qejfi. Gjykata Kushtetuese është para një momenti historik, për herë të parë në 110 vite shtet shqiptar i shtrohet kjo pyetje.
Nëpërmjet këtij vendimi do përcaktojë ligjin si duhet rregulluar veprimtaria e Presidentit të Republikës dhe çfarë i lejohet e nuk i lejohet të bëjë.
Kjo Gjykatë nuk më bind se do të japë një vendim të tillë që çdo President, para se të pranojë detyrën, do lexojë mirë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Afatin maksimal që ta japë vendimin e arsyetuar është 30 ditë. Meta nuk ka të drejtë t’i drejtohet Strasburgut.
Ai është kryetar i Shtetit dhe veprimtaria e tij është përcaktuar nga Kushtetuta dhe nëse Gjykata Kushtetuese e shkarkon, aty mbyllet cikli”, deklaroi avokati.