osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja 33 pyetjet përvëluese të Përparim Kalos që mund të sjellin shkarkimin e Metës, alarmi në Presidencë dhe frika për puç nga ndërkombëtarët

Ja 33 pyetjet përvëluese të Përparim Kalos që mund të sjellin shkarkimin e Metës, alarmi në Presidencë dhe frika për puç nga ndërkombëtarët

Zbardhen përgjigjet e Presidencës për pyetjet që iu drejtuan nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit pritet të marrë vendimin për Ilir Metën, por ajo që bie në sy është se relatori i çështjes Përparim Kalo është ai i cili mund të fundosë Metën.

Ai ka ngritur 33 pyetje përvëluese, përgjigjet e të cilave do të vendosin fatin e presidentit. Kalo ka ngritur pyetje për çdo çështje, që nga Komisioni Hetimor, te sulmet e Metës ndaj ambasadorëve, thirrjet për të rrëmbyer kazma e lopata dhe deri te argumentet ligjore.

Ajo që bie në sy është se të gjitha pyetjeve Presidenca u është përgjigjur politikisht pa dhënë asnjë argument juridik, pa përmendur nene në Kushtetutë apo në ligj. Thelbi i gjithë procesit është te pyetjet e Kalos dhe aty duket se do vendoset fati i Metës. Edhe ky i fundit e ka nuhatur diçka të tillë, pasi dje disa media krah presidentit janë hedhur në sulm kundër gjyqtarit, ai është akuzuar se ka bërë pyetje provokuese dhe se ka mbajtur krahun e qeverisë.

Frika nga ndërkombëtarët

Presidenti Ilir Meta e ka treguar hapur se i druhet një puçi nga ndërkombëtarët me procesin e shkarkimit. Kushtetuesja është tërhequr për vendim dhe të gjithë po presin se çfarë do të vendosë, ndërkohë që dhe ndërkombëtarët sytë aty i kanë. SHBA e ka larguar Metën nga çdo aktivitet dhe asnjë zyrtar nuk e ka takuar, ndërkohë po të njëjtën gjë kanë bërë dhe shumë evropianë.

Në përgjigjen e pyetjes së anëtarit Përparim Kalo mbi konfliktet e presidentit me ambasadorët, Meta kërkon nga gjykata që ta vërë në dijeni nëse vetë ambasadorët e kanë informuar atë për shkelje të presidentit. “Nëse si Gjykatë Kushtetuese, keni ndonjë pretendim zyrtar nga ndonjë vend partner, apo përfaqësi e huaj në vendin tonë lidhur me sjellje jo korrekte të Presidentit të Republikës, lutemi të na e bëni me dije dhe do iu vëmë në dispozicion materiale plotësuese për të sqaruar Gjykatën Kushtetuese”, shprehet presidenti. Më tej pasi ka dhënë dhe sqarim mbi pyetjen e Kalos:

“A mendoni se akuzat ndaj përfaqësuesve të misioneve diplomatike bërë në daljet tuaja publike në media apo rrjetet zyrtare e sociale si të korruptuar apo ato për rrezikun e integritetit tuaj fizik kanë bazë faktike dhe nëse po, a keni bërë denoncim në organet përkatëse?”

Meta shprehet se shqetësimet për disa diplomatë i ka shprehur edhe në qeveritë e tyre. “Presidenti, shqetësimet e tij për sjellje jo korrekte të diplomatëve të caktuar, ua ka shprehur zyrtarisht atyre, duke vënë në dijeni po zyrtarisht edhe vendet apo organizatat që ata përfaqësojnë. Presidenti i Republikës nuk ka ndërhyrë kurrë në kompetencat e asnjë përfaqësie diplomatike dhe të asnjë vendi partner, por për fat të keq, ka pasur diplomatë të caktuar që publikisht kanë vënë në diskutim dekretet e Presidentit, duke marrë hapur anën e mazhorancës në kapjen e sistemit të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese”, shprehet Meta.

Presidenti sulmon SHBA

Në përgjigjen e tij presidenti ka sulmuar shumë ashpër ambasadorët. Ai përmend mbështetjen e SHBA ndaj Ardian Dvoranit që u shpall kampin i luftës antikorrupsion. Sipas Metës, ata morën në mbrojtje një person nën hetim. “Presidenti i Republikës ka refuzuar prerë çdo lloj ndërhyrjeje apo qëndrimi publik nga diplomatë të veçantë, të cilët në mënyrë direkte apo të nënkuptuar, kanë mbështetur shkeljet dhe shkelësit e Kushtetutës, shkeljet e njëanshme të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, shkeljet e ligjit, marrjen nën mbrojtje të personave nën hetim, dhe cenuesit e integritetit të institucioneve të pavarura (rasti “Dvorani”, por jo vetëm). Presidenti ka refuzuar prerë çdo ndërhyrje nga aktorë të veçantë të trupës diplomatike, që kanë vepruar në shkelje të hapur të statusit të tyre diplomatik dhe Konventës së Vjenës, duke guxuar t`i diktojnë Presidentit të Republikës se si ai duhet të nxjerrë aktet e tij kushtetuese, edhe duke shkelur Kushtetutën dhe degraduar procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, për të pranuar në heshtje rrëmbimin flagrant të kompetencave të Kreut të Shtetit, me pasojë kapjen e Gjykatës Kushtetuese, dhe jo vetëm”, shprehet presidenti.

Ja 33 pyetjet e gjyqtarit Kalo për presidentin

1. Gjykata iu ka përcjellë, krahas vendimit të Kuvendit edhe provat përkatëse: deklarata e qëndrime tuajat në kanale televizive, në konferenca shtypi, takime, postime në Facebook, faqen zyrtare në website, etj. A keni paraprakisht ndonjë rezervë për vërtetësinë e tyre?

2. Pretendoni se mandati i legjislaturës së mëparshme ka përfunduar dhe qëndrimet vijuese të paraqitura nga Kryetarja e legjislaturës aktuale nuk janë konfirmuar formalisht nga Kuvendi (shumica parlamentare). Jepni shpjegime më të qarta për këtë argument, në kuadër të parimit të vazhdimësisë institucionale?

3. Një pretendim tjetër është se sipas nenit 27, pika 5, të Rregullores së Kuvendit, përcaktimi i rendit të ditës nuk mund të bëhet më vonë se 48 orë përpara zhvillimit të seancës së planifikuar. Po ashtu, ngritja e Komisionit Hetimor nuk ka qenë e përfshirë në rendin e ditës të caktuar nga Kryetari i Kuvendit, që do të thotë se është shkelur neni 31 i Rregullores, që përcakton procedurën që ndiqet për ndryshimin e rendit të ditës të seancës plenare. Këtë pretendim e mbështesni në faktin se në dosjen përkatëse që përfshin diskutimet dhe vendimmarrjen e Kuvendit të seancës së datës 7 maj nuk është shqyrtuar një kërkesë e tillë? Jepni shpjegime më të qarta për këtë pretendim.

4. Sipas jush, miratimi i Raportit të Komisionit të Çështjeve Ligjore në seancën plenare të datës 7 maj ka shkelur edhe pikën 3 të nenit 112 të Rregullores së Kuvendit. Jepni shpjegimet tuaja për këtë pretendim.

5. Ju keni refuzuar të merrni pjesë në seancën hetimore, duke pretenduar se keni pasur takime të programuara zyrtarisht me përfaqësues të lartë të vendeve të tjera. A ka ndodhur në praktikën tuaj që të ndryshoni takimet kur e kanë kërkuar rrethanat? A ka qenë ky shkak për mosparaqitjen tuaj në seancat dëgjimore të zhvilluara nga Komisioni Hetimor dhe Kuvendi?

6. Një tjetër shkak i pretenduar për refuzimin e paraqitjes suaj në seancat dëgjimore është edhe mungesa e legjitimitetit të strukturave përkatëse të Kuvendit. Ku mbështetet mosnjohja e legjitimitetit të Komisionit Hetimor, si organ i pushtetit ligjvënës i ngritur sipas ligjit?

7. Jepni argumente të zgjeruara për pretendimin se veprimtaria e Komisionit Hetimor duhet të kryhet para mbarimit të afatit të mandatit të Kuvendit, përndryshe komisioni humbet legjitimitetin.

8. Pse mendoni se ngritja e Komisionit Hetimor nuk përputhet me funksionin dhe qëllimet e kontrollit parlamentar të parashikuar në nenin 77 të Kushtetutës?

9. Si ka ndërhyrë Kuvendi nëpërmjet komisionit në kompetencat e Presidentit?

10. Si e mbështesni pretendimin se komisioni nuk mund të ngrihej pasi i mungonte objekti?

11. Si i ka cenuar Komisioni Hetimor parimet e demokracisë, parimet kushtetuese të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, procesin e rregullt, paanësinë?

12. A kishit mjete ligjore në dispozicion për të kundërshtuar ngritjen dhe funksionimin e Komisionit Hetimor dhe e vlerësuat t’i përdornit ato? Pas rivënies në funksionim të Gjykatës Kushtetuese dhe fillimit të veprimtarisë së saj, a menduat të përdorni si mjet ligjor ankimin kushtetues në kuptim të nenit 131 të Kushtetutës?

13. Pretendoni se mes jush dhe Kuvendit është krijuar një konflikt kompetencash. A përbën ky një pretendim të ri dhe a mund të ngrihet në këtë lloj gjykimi? Kuvendi parashtron se ju keni përdorur “kundërkërkesën” si mjet procedural, ndërkohë që ai nuk njihet në këtë lloj gjykimi. Keni komente për këtë?

14. E drejta për t`u dëgjuar a e nënkupton praninë fizike në seancën dëgjimore apo ajo mund të konsiderohet e ushtruar me anë të parashtrimeve të paraqitura me shkrim? Kemi parasysh se në komunikimet me Kuvendin ju keni parashtruar se keni dhënë argumente shteruese me shkresën tuaj nr. 1651, datë 16.05.2021. A lidhet ky konfirmim me të drejtën tuaj për t`u dëgjuar?

15. A mendoni se nëse do paraqiteshit në seancën dëgjimore dhe do të paraqisnit argumente në kundërshtim me argumentet e Komisionit Hetimor, Kuvendi do të kishte marrë një vendim të ndryshëm?

16. Si e vlerësoni faktin që Komisioni Hetimor zgjodhi datën e fundit nga datat e propozuara (19- 24 maj)?

17. A mendoni se mosparaqitja juaj për t`u dëgjuar para komisionit dhe seancës plenare a mund të ketë ndikuar në arritjen e përfundimit nga Kuvendi se ju keni kryer shkelje të rënda?

18. Në prapësimet tuaja referoni shkelje të nenit 27, pika 5 të Rregullores së Kuvendit në lidhje me caktimin e rendit të ditës. A vazhdoni t’i qëndroni kësaj reference?

19. Ju pretendoni se Kuvendi, edhe pse është njohur me prapësimet e datës 1 korrik nuk ka paraqitur asnjë material, pretendim ose qëndrim deri në datën 9 shtator (2021), data e përfundimit të mandatit të tij. Ju pretendoni, gjithashtu, se Gjykata Kushtetuese nuk arriti të shqyrtonte brenda asaj date çështjen që legjislatura IX kishte investuar me vendimin e saj nr. 55/2021. Sipas jush, Kuvendi ka shkelur, gjithashtu, edhe afatin e caktuar nga Gjykata, data 5 nëntor, për paraqitjen e argumenteve shtesë. Për këtë arsye ju pretendoni se Gjykata Kushtetuese do të tregonte anësi nëse pranon vazhdimin e gjykimit. Mund t’i shprehni më qartë këto pretendime?

20. A e keni zbatuar detyrimin kushtetues për të qenë super partes gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021?

21. Si e vlerësoni formulën e betimit dhe a mendoni se i keni respektuar detyrimet që përmban ajo, sidomos në lidhje me garantimin e statusit neutral e moderues midis forcave politike?

22. Deri ku shtrihet e drejta e fjalës/shprehjes e Presidentit, duke vlerësuar njëkohësisht pozicionin e tij neutral-tipik për republikat parlamentare. A mund të përdoret e drejta e fjalës si një mjet kushtetues në mbrojtje të veprimeve të kryera nga funksionarët e lartë publikë?

23. Si e realizon Presidenti rolin e përcaktuar në Kushtetutë (neni 86) si përfaqësues i unitetit të popullit?

24. A përfshihet kontrolli ose orientimi i veprimtarisë së prokurorisë në kuadrin tuaj të kompetencave kushtetuese, kur kemi parasysh përcaktimin e saj si institucion i pavarur në nenin 148 të Kushtetutës?

25. A kanë pasur qytetarët mjete ligjore në dispozicion përgjatë periudhës që ka qenë objekt hetimi nga komisioni hetimor? A është evidentuar dikush që të ketë pasur pengesa për të ushtruar të drejtën e përdorimit të mjeteve përkatëse?

26. Sipas nenit 132 të Kushtetutës vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit, madje as prej vetë asaj. Gjithashtu, Gjykata është organi i vetëm i veshur me kompetencën e interpretimit përfundimtar të Kushtetutës dhe të kontrollit të kushtetutshmërisë së ligjit. Ndërkohë që Gjykata ka përballuar një vit pune intensiv e tejet të ngarkuar Presidenti ka vënë në diskutim publikisht vendime të saj, madje ka shprehur edhe vlerësime për gjyqtarët e saj nisur nga vendimmarrja e tyre. Mendoni që ky qëndrim përfshihet në kompetencat dhe të drejtën e shprehjes së kryetarit të Shtetit?

27. Çfarë raportesh duhet të ruajë Presidenti me institucionet e ngritura dhe që funksionojnë sipas Kushtetutës dhe ligjeve, përfshirë KQZ-në, Prokurorinë dhe Gjykatën Kushtetuese? A mendoni se aktet dhe qëndrimet tuaja kanë qenë në mbështetje të veprimtarisë së tyre të pavarur? A është deklarata juaj “mos e detyroni popullin t’ju arrestojë në flagrancë përmes ligjit” e pranueshme si mjet komunikimi?

28. Daljet publike dhe deklaratat në medie janë bërë me kërkesë të gazetarëve ose televizioneve përkatëse apo janë kërkuar prej jush? Në ç`mënyrë qëndrimet publike e medie me kritika të ashpra ndaj qeverisë, të shoqëruara shpeshherë me epitete për të dhe funksionarë të saj, do t’i shërbente mbrojtjes së interesit të përgjithshëm?

29. A konsiderohen thirrjet publike të Presidentit para dhe gjatë fushatës si mjete të përshtatshme për mbrojtjen e votës?

30. Keni përmendur shpesh “popullin e 2 marsit”. Cila është sipas jush kjo kategori, duke vlerësuar pjesëmarrjen e popullit në zgjedhje dhe rezultatet zyrtare të KQZ-së për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe votat e marra nga shumica qeverisëse.

31. Shprehje të tilla si “ditën e votimeve t’i mprehin sfurqet”, “Lidheni të Marrin”, “regjimit të dhunës edhe tri ditë dhe i vjen fundi përgjithmonë”, “Presidenti, gati për të firmosur dekretin për mbrojtjen e Republikës! Shqipëria e shqiptarëve! Vdekje tradhtarëve!”, “një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju!”, “ndëshkoni pa mëshirë më 25 prill këdo që ju bën presion me votën, këdo që tenton t’ju blejë votën, këdo që ju ka mashtruar”, “Një votë po u prek, do pritet një dorë”, apo shprehja “të fus në burg”, çfarë qëllimi kanë pasur, duke konsideruar rolin e Presidentit si përfaqësues i unitetit të popullit, si organ super partes dhe moderues i tre pushteteve të tjera?

32. A mendoni që vetëpërmbajtja është detyrim për pozicionin kushtetues neutral që ka Presidenti? Për nga mënyra se si janë konceptuar kompetencat e Presidentit nga Kushtetuta, a vlerësoni se Presidenti ka rol kontrollues ndaj pushteteve të tjera dhe nëse po si ushtrohet ai?

33. Gjithashtu, a mendoni se akuzat ndaj përfaqësuesve të misioneve diplomatike bërë në daljet tuaja publike në media apo rrjetet zyrtare e sociale si të korruptuar, apo ato për rrezikun e integritetit tuaj fizik kanë bazë faktike dhe nëse po, a keni bërë denoncim në organet përkatëse?