Për të disatën herë ditët e fundit njerëz të Partisë Demokratike po më shumë propagandistë të saj, po përpiqen të përdorin precedentin e Ilir Rusmalit për të bërë analogji me Fatmir Xhafën. Është interesante kjo dashuri e papritur e PD për “Standartin Rusmali”, ndërkohë që askush nga ata që e përdor, nuk I flet as me gojë Ilir Rusmalit dhe ndërron rrugë po ti dal përballë.
Ashtu siç ka ndodhur dorëheqja e Rusmnalit, dhe nën dritën e fakteve që kanë pasuar armiqësinë e Berishës ndaj Rusmalit, është e qartë se ai ngriti një valë kundër korrupsionit në vend, me përpjekjen për të standartizuar disa hallka kyçe kundër korrupsionit në administratë. Në deklaratën e tij të dorëheqjes ai e ka pas thënë qartë se “në punën time unë e dija që po ngrija një valë kundër korupsionit.Por e dija që vala mund të më kthehej dhe kundër. Tani vala erdhi dhe unë duhet ti rezistoj valës”.
Historia e vëllait të tij ishte e gjitha një stisje e njerëzve të Sali Berishës për ta larguar nga rrethi I tij I afërt, njeriun që nuk I kishte firmosur të birit kontratën e Gërdecit dhe njeriun që I kishte firmosur ardhjen e Izet Haxhisë në Shqipëri, me garancinë të rigjykohej. I vëllai ishte një sajim banal për ta bërë pis.
Atë thjesht e goditi në formën e reagimit hakmarrës, vala e korrupsionit që ai donte të godiste, duke e marr serioisht detyrën e tij si zyrtar I lart
Nëse ka ndonjë analogji me Fatmir Xhafën kjo histori, është pikërisht përpekja për të prodhuar një problem me vëllain e tij për të goditur një zyrtar të lart, që e ka marr seriozisht detyrën kundër krimit. Hakmarrja e korrupsionit dhe hakmarrja e krimit, janë njësoj për çdo zyrtar serioz në detyrë.
Por nuk kam dëshirë të bëj historik analogjirash , por të kthehemi dhe një herë tek dashuria e papritur e PD për standartin Rusmali.
Njeriu nuk është kurrë vonë të adhuroj diçka të rëndësishme , një standart të lart moral që nuk e arrin dot vet, apo një person me integritet. Dhe nëse PD sot do të kishte filluar vërtet të kishte dashuri dhe adhurim për standartin e Rusmalit do të ishte lajm I mirë.
Por kjo nuk është e vërtet. Ilir Rusmali është për PD një rrezik më I madh se PS, pasi ai standart dërgon jo në shtëpi, por në burg shumicën e kupolës së PD.
Përfytroni ta adaptoj këtë standart Lulzim Basha, I cili nuk ka dhënë dorëheqje asnjëherë në jetë të vet për asnjë arsye, as kur është akuzuar nga prokuroria se ka vjedhur 220 milionë euro, as si ministër I brendëshëm kur ka vrarë katër qytetarë, as si kryetar partie kur ka humur thellë dy herë zgjedhjet.
Përtej banalitetit dhe dashurisë së papritur për Rusmalin, PD duhet ta dij se nëse kërkon një standart si ai I Rusmalit, duhet të mos përfaqësohet në parlament ng ahajdutë ordienrë të dënuar si Grida Dume që shet nga dy herë apartamentet e partnerit jo vetëm në biznes, nuk duhet të përfaqësohet nga hajdutë legalë si Lulzim Basha, nuk duhet të përfaqësohet injorantë si Flamuri, dhe mbi të gjitha nuk duhet të përdor dy standarte, një standart pushteti, në të cilën përjashtohet Rusmali dhe një standart opozite ku gjoja “adhurohet” Rusmali.
\Kjo sepse PD nuk ka standart aktin e Rusmalit, por zbimin e Rusmalit për shkak të atij akti. Ai me atë akt, vendosi standartin e tij, jo të PD.
PD nuk mund të adhuroj standartin dhe të vras njeriun që e ka vendosur. Nëse janë penduar dhe u duhet Rusmali, le ta marrin Rusmalin në PD, por kujdes, se me standartin e tij, do tu boshatiset selia.
Dhe të rrezikuarit kanë të gjithë emër e mbiemr, që nga Sali Berisha, Shkëlzeni, Argita, Lulizimi, “mulërat” dhe gjithë koktulërat banalë në atë seli.
Standarti real që ka krijuar PD kundër krimit dhe korrupsionit, jo vetëm është mijra vite larg standartit Rusmali, por si standart e mban Shqipërinë të korruptuar dhe kriminalizuar.
Nëse PS do të vendoste të qeveriste me standartin e PD, Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahirin jo që s’duhet të preken por të dekorohen, dhe nëse Edi Rama vret 30 veta (26 ti vras Gregu plus 4 në demonstratë ti vras vet Edidhe të mburret) dhe nëse Gjiknuri akuzohet për 220 milion euro nga prokuroria për ndonjë rrugë si Lulzim Basha, dhe nese Arben Ahmetaj do vendoste drejtor tatimesh dikë që ka zhdukur njerëz të gjallë si Arben Sefgjini askush nuk duhet të preket. Por pë fat të mirë PS, nuk ka standartet e PD dhe po I përballë njerëzit e saj me ligjin. Dhe po I përball me dinjitet dhe një kosto të lart për të për të.
Diferenca e PS me PD, është e frikshme, pasi PS po përballë njerëzit e saj me thashethemet e PD, ndërsa PD ka mbrojtur njerëzit e saj nga provat ligjore që i implikonin në vrasje, zhdukje njerzish dhe korrupsion galopant.
Ndaj është mirë që PD të mos bëj shaka duke folur për standarte, aq më pak me standartin Rusmali, se si standart, është një armku real për PD. Një armik që I heq PD dhe rojen e parkingut, se dhe ata kanë vjedh ndonjë biçikletë, e jo më politikanët.