sh-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka komentuar marrëdhëniet midis Berishës dhe Metës. Sipas Fatos Klosit bashkëpunimi i Berishës me Metën ka qenë i hershëm, madje tregon se si në vitin 1997 me anë të një telefonate u zbulua rastësisht se Meta merrte porosi nga Berisha.
“Në vitin 1997 ka pasur një telefonatë të ambasadorit italian Foresti në atë kohë me Tritan Shehun dhe në ato telefonata u zbulua krejt rastësisht se Ilir Meta merrte porosi nga Sali Berisha.
Zbulimi i asaj telefonate ka qenë një rastësi e madhe. Janë ato telefonat shtëpiak që punojnë me valë dhe një telefon me të cilin po bëhej biseda nuk punonte mirë dhe kështu që biseda dëgjohej edhe nga telefona të tjerë dhe u kap fare rastësisht biseda, por aty u zbulua që Berisha i jepte porosi Ilir Metës”, u shpreh Fatos Klosi i ftuar në një intervistë televizive