osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kuvendi “gozhdon” presidentin në Kushtetuese: Ka kërcënuar ambasadorët, shpifi ndaj SHBA se po planifikonte krime kundër tij

Kuvendi “gozhdon” presidentin në Kushtetuese: Ka kërcënuar ambasadorët, shpifi ndaj SHBA se po planifikonte krime kundër tij

Kuvendi ka dhënë dje konkluzionet përfundimtare sa i takon vendimit për shkarkimin e presidentit. Teksa përfaqësuesi i Ilir Metës u përqendrua shkurt te argumentet politike, ishte deputetja Klotilda Bushka ajo e cila renditi shkeljet që sipas saj duhet të sjellin shkarkimin e Metës.

Ajo u ndal dhe te përplasja e presidentit me ambasadorët, ku u shpreh se presidenti ka shkelur hapur Kushtetutën me sulmet ndaj ambasadorëve. “Është shkelur neni 102 i Kushtetutës. Presidenti ka vepruar në tejkalim të kompetencave sipas nenit 82 të Kushtetutës ku në asnjë pikë nuk gjendet përcaktimi i mbajtjes së një qëndrimi të pavarur për politikën e jashtme.

Kompetenca e presidentit në marrëdhëniet me jashtë është vetëm bërja e njohur e vullnetit shtetëror, e cila bëhet nga organet kompetente. Presidenti jashtë kompetencës së tij ka ndërmarrë sulme ndaj përfaqësuesve të huaj në Republikën e Shqipërisë.

Ka përhapur akuza të rreme për ndërhyrje në punët e brendshme dhe për njëanshmëri dhe përfaqësi të interesave të jashtme. Ai ka deklaruar se autoritet e SHBA kanë kryer ose janë të afta të kryejnë krime kundër tij”, tha Bushka.

Sipas saj, presidenti ka ndërhyrë në pavarësinë e gjyqësorit dhe ka sulmuar prokurorë e gjyqtarë. “Kemi parasysh edhe përplasjet te FRD me Bashkinë Tiranë. Ka ndërhyrë edhe në punët e KQZ-së apo të Policisë së Shtetit. Ka ndërhyrë edhe te Gjykata Kushtetuese.

Fakti se këto organe s’kanë reaguar, kjo nuk do të thotë që Parlamenti duhet të heshtë. Presidenti ka pasur gjuhë urrejtjeje dhe përçarëse, si për shembull situatat e vetëgjyqësisë. Presidenti ka dhënë model negativ. Ka inspiruar dhunë”, tha ajo.

Sipas deputetes, nuk ka asnjë praktikë në botë që të ketë sjelljen e Metës dhe të konsiderohet normale. Në Shqipëri kemi rastin edhe të presidentit Topi që iu shfaq vota haptazi dhe partia e quajti tradhtar e nuk reagoi siç ka bërë Meta. “Rikonfirmimi nga një kuvend ne tjetrin nuk qëndron.

Pasi shteti ka vijueshmëri. Po te ishte kështu as Meta s’do ishte president. Pasi është zgjedhur nga një tjetër Parlament. Në vitin 2019 e njohu parlamentin si legjitim, por me të njëjtët deputetë 2 vite më vonë ndryshoi qëndrim. Meta e di mjaft mirë se kuvendi s’ka asgjë me të, s’ka luftë. Po ushtrojmë kompetencën tonë”, tha Bushka.

Qëndrimi i Presidencës

Përfaqësuesi i Presidencës u kap kryesisht te aspekti administrativ dhe procedural. Presidenca këmbëngul se ngritja e komisionit hetimor është bërë në tejkalim të afateve ligjore.

Një tjetër çështje ku u ndal Bledar Dervishaj është mungesa e presidentit në Kuvend dhe në komisionin hetimor. “Kryetarja e Kuvendit që paraqet legjislaturën e 10 s’ka tagër përfaqësimi për legjislaturën e 9.

40 deputetë aktualë kanë qenë në legjislaturën e shkuar kur u shkarkua Meta. Ne e njohim parimin e vazhdimësisë, por kur aktet nuk miratohen nga një legjislaturë, i kthehen nismëtarit, Kuvendi ka shkelur në çdo hap procedurën. Ka krijuar një armë politike. Është aspak kushtetuese.

Provat janë të marra gjatë një procesi të parregullt ligjor. Janë të papërdorshme dhe të pavlefshme. Refuzimi i dëgjimit të Presidentit ka cenuar të drejtat themelore. E drejta për t’u dëgjuar nuk mund të zëvendësohet. Nuk mund të shkelet kurrë procedura për llogari të politikës.

Pasi kjo e bën dallimin nga partia shtet. Nuk ka mbështetur asnjë forcë politike, por ka qenë kritik ndaj çdo force politike, edhe ndaj qeverisë edhe ndaj opozitës. Të gjithë i mbajmë mend kritikat e ashpra të Presidentit sidomos për djegien e mandateve si dhe mos pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit, apo edhe ato të 13 tetorit.

Po ashtu përpjekja e Presidentit për të arritur një marrëveshje më 5 qershor ishin të shumta. Angazhimi i Presidentit për mbrojtjen e procesit zgjedhor janë të qarta”, tha ai.