Avokati i ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Maks Haxhia, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur për vendimin e gjykatës se apelit, për burgosjen e ish ministrit për 3 vite e 4 muaj.
Gazetari Ylli Rakipi, e pyeti avokatin lidhur me një shprehje të tij, pak pas daljes nga gjykata, kur tha se “politikanët duhet të vishen trashë pas këtij vendimi”, deklaratë e cila u interpretua si një paralajmërim për politikanët.
Pjesë nga biseda në studio:
Ylli Rakipi: Ju thatë që politikanët duhet të vishen trashë këtë dimër. Ç’doni të thoni me këtë?
Maks Haxhia: Mesazhi im ishte i qartë. Për sa kohë u zhvillua një proces i tillë që nuk kishte asnjë bazë ligjore dhe u përmbys çdo gjë në mënyrën më të habitshme dhe anti-ligjore, u vendos steka, që do të thotë me këtë bazë, me këtë nivel të të provuari, më ketë akuzë, me këtë periudhë 5 vjeçare që zoti Tahiri qëndroi në dispozicion të drejtësisë, nonsense juridik, atëherë u vendos steka.
Çfarë janë mbi këtë, të gjithë do të shkojnë në burg!
Ylli Rakipi: Pra për hir të reformës në drejtësi, trashë duhet të vishen edhe politikanët? Tani duhet të vazhdojë edhe djathtas, sepse u bë edhe Lefter Koka…
Maks Haxhia: Majtas, djathtas, çdo funksionar që ka hedhur firma, mund të gjesh elementet e shpërdorimit minimum!