Juristi Romeo Kara ka dalë me një deklaratë të fortë në rrjetet sociale për Presidentin Ilir Meta.
Ai shkruan, se Meta u trash u hollua, u plak e i ranë edhe dhëmbët në majë të karriges së pushtetit dhe ngeli duke u tallur e duke vjedhur.
“U trash e u hollua, u zbardh e u thinj, u plak e i rane dhembet maje karriges se pushtetit, duke u tallur e duke vjedhur.
Pervec te tjerave, 30 vite jete na vodhen sojsezet si ky.
Sa mizore eshte, te ndjesh meshire per qenie te tilla!”, shkruan Romeo Kara.