Avokati i njohur Idajet Beqiri ka treguar se Ilir Metën dhe Pandeli Majkon në partinë socialiste i ka futur me urdhër të tij Sali Berisha.
Sipas Idajet Beqirit, Pandeli Majko devijoi dhe doli nga kurthi i Berishës kurse Meta nuk e kapërceu dot Berishën ky i fundit i dha urdhër në 2005 të krijonte LSI dhe Meta e krijoi.
“Do bënim kuvendin e forumit rinor të partisë së unitetit kombëtar dhe ftuam të na vinin aty në këtë forum dhe dy të rinj që sa kishin ardhur në PS dhe këta ishin Ilir Meta dhe Pandeli Majko dhe erdhën në atë kuvend.
Ata nuk kishin lidhje me PS në atë kohë dhe qarkullonte ideja se në partinë socialiste i kishte sjellë Berisha.
Ata erdhën të dy nga PD në PS. Berisha i ka sjellë në PS si Metën dhe Majko, që ti kishte si garanci në PS, por Majko ka devijuar dhe doli nga kontrolli i Berishës por Ilir Meta nuk e kapërceu dot Berishën. Berisha i dha urdhër në 2005 Metës të krijonte LSI”, u shpreh avokati Idajet Beqiri.