Lidhur me dënimin me burg të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri avokati Idajet Beqiri tha se koha e pandëshkueshmerisë ka mbaruar, por megjithatë “shërbimi i provës” në këtë rast do të ishte më i frytshëm sesa burgu.
Ai gjithashtu me fjalët e tij “ndëshkoi” në një farë mënyrë edhe SPAK. Pse kjo? SPAK akuzoi Tahirin për trafik ndërkombëtar droge, përfshirje në grupe kriminale dhe shpërdorim detyre, por gjykata e vlerësoi vetëm si “shpërdorim detyre”.
Kjo do të thotë sipas tij se SPAK ka gabuar dhe kjo duhet analizuar.
“Periudhës së pandëshkueshmerisë, po i vjen fundi! Për ta sqaruar Tahiri nuk është ndëshkuar për kanabizimin e Shqipërisë! Ai është gjykuar dhe ndëshkuar për një dosje e cila është hapur fillimisht në Itali.
Pasi u arrestuan disa shqiptarë, doli edhe emrin i Tahirit. Ai është dënuar për shpërdorim detyre. Vendimi, pati një disakordancë midis SPAK dhe gjykatës. SPAK e akuzoi edhe për grup të strukturuar edhe për trafik ndërkombëtar, plus shpërdorim detyre.
Gjykata e la vetëm shpërdorim detyre. SPAK ka gabuar, duket ta analizoi këtë. Pse ky zell nga ana e tyre ? SPAK duhet të ketë profesionalizëm të lartë! Vlerësoj që dënimi duhet të jepej me kusht, të zbatohej neni 59, me shërbim prove.
E shoh nga këndvështrimi gjyqtarit. Kur kam të bëjë me një person të tillë, për shpërdorim detyre. Kushti jepet te ky rasti konkret. Tahiri i shkau këmba në një moment se kishte sukses si ministër, ai nuk ka rrezikshmëri shoqërore.
Ky vendim është mistrecllëk dhe maskarallëk. Është vendim i rrezikshëm. Nuk është i drejtë. Është precedent, që kur te duan të marrin më qaf herë të falin. Nuk është vetëm burgu që rregullon punët në këtë vend, përkundrazi e acaron situatën.”, tha ai.