Myrto Uzuni ben debutimin e tij në kampionatin spanjoll në një nga tempujt e futbollit botëror, “Santiago Bernabeu”. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është përzgjedhur në formacionin titullar të Granadës në ndeshjen e sotme në fushën e Real Madrid.
Edhe pse kishte pak ditë në radhët e klubit spanjoll, pasi u transferua atje vetëm në ditën e fundit të merkatos së janarit, sulmuesi ka fituar besimin e trajnerit Moreno dhe ky i fundit ka vendosur që ta aktivizojë në sfidën ndaj kryesuesve të kampionatit spanjoll.
Aktualisht ka perfunduar pjesa e pare 0-0 dhe Uzuni ka humbur nje rast te paster per ekipin e tij, njesoj si fati i keq qe e ndiqte dhe me kombetaren.