Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është shprehur se nuk ka frikë nëse familja Meta shpallet “Non Grata” nga Amerika, ndërsa ka shtuar se marrëdhëniet e tyre me SHBA, janë jo institucionale.
Kryemadhi ka thumbuar dhe Lulzim Bashën, duke thënë se ky i fundit, nuk mund të shkojë në Amerikë.
“Ça pastaj. Ça do me thënë Non Grata. Unë nuk jam shtetase amerikane. Ju mendoni se të qenurit “Non Grata” në Amerikë të bëjnë të mirë me njerëzit me të cilët jeton. Ti jeton me njerëzit e tu këtu.
Zëdhënësi i Edi Ramës, Lulzim Basha që flet në emër të Ambasadës Amerikane të shkoj vet një herë në Amerikë. Kur të hysh në Ambasadën Amerikane nuk do të thotë se ke shkuar në Amerikë.
E dyta, marrëdhëniet e familjes Meta nuk kanë të bëjnë me marrëdhënie institucionale, janë jashtë politikës. Marrëdhëniet nuk ndërtohen sipas lojës që luhet por sipas besueshmërisë”, tha Kryemadhi për Ora News.
Në të njejtën çoroiditje është dhe Ilir Meta i pyetur:
I druhet Ilir Meta shpalljes non-grata nga SHBA?
Më bën për të qeshur. Ilir Meta i druhet vetëm qëndrimit të shqiptarëve, unë kam qenë gjithmonë korrekt. Kam mbi 3 vite nën hetim nga komisione qesharake, pse kam mbrojtur interesin kombëtar, sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë.
Vërtet janë bërë qesharak duke folur në emrin e shqiptarëve që nuk gjen një qytetar të mos t’i urrej këta mostra të politikës në Shqipëri. /Tellalli.al