Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e stom pamjet nga mbikalimi i rrugës së aeroportit të Kukësit, i cili siç thekson kryeministri, tashmë ka përfunduar dhe është gati për përdorim.
Rama shkruan përbri videos se ky mbikalim tani “është gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara”.
“MIRËMËNGJES dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.