osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Metës dhe Berishës nuk iu ecin pazaret me rusët për azil? Pas ish-kryeministrit edhe Presidenti nis sulmet ndaj Moskës

Metës dhe Berishës nuk iu ecin pazaret me rusët për azil? Pas ish-kryeministrit edhe Presidenti nis sulmet ndaj Moskës

Pas politikanit “non grata” Sali Berisha edhe “kandidati për non grata” Ilir Meta duket se po ndryshon skemë sa i takon angazhimit të tij politik dhe betejës me amerikanët.

Para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021, presidenti Meta u përfshi në një konflikt të ashpër me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që fërkime ka pasur edhe kohët e fundit, duke bërë që të dalin zëra se ai mund të shpallet “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Për rrjedhojë deklaratat dhe akuzat e Metës ndaj amerikanëve, u pasqyruan gjerësisht në mediat ruse, ndërsa promovimi i tyre dhe vëmendja e shtuar ndaj tij, u pa nga analistë të ndryshëm në Shqipëri dhe jo vetëm si një simpati që Moska ka për kreun e shtetit shqiptar. Madje kishte nga ata që mendoni se si Ilir Meta, ashtu edhe Sali Berisha, i kanë sytë nga Rusia, ku në rast se ndodhen përballë një kërcënimi amerikan, ata do të tentojnë të marrin azil në Moskë.

Presidenti nis sulmet ndaj Moskës

Por gjërat duket se kanë ndryshuar, pasi binomi Meta-Berisha i kanë shpallur krejt papritur “luftë” Rusisë. Dy ditë më parë ishte ish-kryeministri Sali Berisha, ai i cili hodhi akuza të forta në adresë të Rusisë, ndërkohë që dje të njëjtën gjë ka bërë dhe presidenti Ilir Meta.

Ky i fundit ka shfrytëzuar një takim me ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ndërsa ka sulmuar fort Moskën, të cilën e akuzoi se po kthehet në një kërcënim për Kievin. Përmes një statusi në rrjetet sociale e teksa ndan detaje nga takimi me ambasadorin e Ukrainës, Meta theksoi se solidarizohet me popullin ukrainas, duke premtuar se Shqipëria është krah tyre dhe mbështet integritetin territorial të fqinjit të Rusisë.

“Sot prita Ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov. Diskutuam kryesisht për situatën rreth Ukrainës. Ndamë shqetësimin e përbashkët për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës mike, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

U informova nga Ambasadori dhe përgëzova për përpjekjet e vendit të tij për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet nëpërmjet negociatave dhe në rrugë paqësore, përfshi në kuadër të formateve shumëpalëshe ekzistuese.

Konfirmova se Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj”, shkruan Meta.

Metës dhe Berishës nuk iu ecin pazaret me rusët

Mirëpo teksa shikojmë këtë deklaratë të presidentit Ilir Meta, ngrihen dy pyetje që duan përgjigje. E para ka të bëjë me faktin nëse Meta po sulmon Rusinë, me shpresën që të marrë vëmendjen dhe simpatinë e amerikanëve, ashtu si po bën Berisha.

Ndërsa pyetja e dytë ka të bëjë me fatin nëse Moska i ka lënë në baltë Metën, madje edhe Berishën, duke iu hedhur në erë planin për azil në Rusi. Pra kjo tregon se Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk kanë gjë në vijë, andaj dhe kanë nisur sulmet ndaj Moskës.

Kujtojmë që edhe ish-kryeministri Sali Berisha është akuzuar se mbështetet nga serbët dhe rusët, ndërsa kohët e fundit ka ndryshuar kurs 180 gradë duke sulmuar Rusinë, me shpresën se do të fitojë simpatinë e Uashingtonit. Megjithatë, mbetët të shihet dhe të mësohet në ditët në vijim se, çfarë e ka detyruar Metën dhe Berishën t’i shpallin luftë Moskës.