Arjola është personi me shumë fat sonte pasika marrë një dhuratë nga Top Channel që e la atë pa fjalë.
Në fillim produksioni e surprizoi Arjolën me fëmijët e saj, që i shkuan brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pasi ajo u takua me fëmijët, Arbana i tha Arjolës që në oborr kishte një dhuratë.
Aty ajo gjeti një kuti me kordele të kuqe, ku brenda ndodhej një çels.
Top Channel i dhuroi një super apartament tek zona “Kodra e Diellit”.
Ajo doli nga shtëpia e Big Brother por në biletën e saj ajo e kishte kthimin.
“Fati e ka tepruar sonte”- u shpreh Arjola e cila nuk e fshehu dot emocionin për rikthimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Te gjithe banoret dhe konkurente kane mbetur te shokuar nga fati i Arjoles. Te gjithe kane shprehur gezim per kete shans te aktores. Arbana Osmani theksoi se tani nuk ka fjale.
“Une tani po lë skaleten se nuk po e kuptoj se çfare po ndodh. Kjo ishte e papritur per te gjithe”, u shpreh Arbana.