osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta vijon me shantazhet dhe presionet ndaj Gjykatës Kushtetuese: Shkarkimi im për agjitacion dhe propagandë

Meta vijon me shantazhet dhe presionet ndaj Gjykatës Kushtetuese: Shkarkimi im për agjitacion dhe propagandë

Presidenti Ilir Meta duket se i druhet një vendimi shkarkimi nga Gjykata Kushtetuese.

Teksa të hënën është seanca e radhës, presidenti dje ka vijuar me presionet dhe akuzat ndaj gjykatës, teksa ka folur në një intervistë në “A2 CNN”.

“Ka tre vite me hetime, procese farsë për nenin që nuk ekziston më në Kushtetutë, që është për “agjitacion dhe propagandë”. Ajo është një çështje e tyre që mua nuk më preokupon aspak.

Sa i takon përgjegjësisë që kam si President i Republikës, kjo është e rëndësishme, pasi kuptohet që gjithçka bëhet në funksion të kapjes totale të shtetit dhe të vetmit institucion që kjo mazhorancë nuk e ka”, tha ai. Meta më tej deklaroi se po i bëhet një gjyq si ai i komunizmit.

“As kam pasur dhe as nuk do të kem ndonjëherë shqetësim se çfarë do të bëjë Gjykata Kushtetuese me këtë çështje. Nuk mendoj se ka ndonjë qytetar në Shqipëri që nuk e ka të qartë, se ky është një proces i bazuar në nenin e agjitacionit e propagandës. Kushtetuta është shumë e qartë se kur shkarkohet presidenti, vetëm për shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Shkelje e rëndë e Kushtetutës është ajo kur presidenti cenon integritetin e vendit, të nxjerrë ndonjë sekret shtetëror, i cili është në funksion të armiqve, të cenojë interesin e shqiptarëve.

Për mua është shumë e qartë se thelbi i të gjithë këtij procesi gjatë këtyre 3 viteve është pikërisht kjo: Ilir Meta duhet ndëshkuar sepse ka shkatërruar plane të armiqve të Shqipërisë për të cenuar sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë, sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, që ne e kemi detyrë kombëtare që ta mbrojmë.

Prandaj nuk më shqetëson qëllim i tyre”, tha Meta. Presidenti Ilir Meta deklaroi se në planet e karrierës së tij profesionale, kishte parashikuar që të kandidonte për një mandat të dytë në Presidencë dhe më pas të tërhiqej nga jeta politika duke iu rikthyer karrierës diplomatike.