Sot shënohen 78 vite nga masakra e 4 shkurtit, ku u vranë 84 persona dhe u burgosën qindra të tjerë nga pushtuesit gjermanë.
Kjo masakër është cilësuar si ndër më të rëndat dhe sipas historianëve dhe jo vetëm, ishin ballistët ata që ndihmuan gjermanët në këtë ngjarje.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-zv.kryeministri Erion Braçe. Përmes një postimi në rrjetet sociale Braçe shkruan se Xhaferr Deva, Kadri Cakrani, Qazim Mulleti nuk janë të vetmit që kanë rënë heronj në betejën e tyre kundër komunizmit.
Braçe shkruan se edhe pushteti i Sali Berishës e Lulzim Bashës kanë pushkatuar në mes të Tiranës.
Postimi i plotë:
#4SHKURTI
#TIRANA U GDHI NE GJAK MENGJESIN E 4 SHKURTIT 1944!
Xhaferr Deva, Kadri Cakrani, Qazim Mulleti ne betejen e tyre per te shuar komunizmin-NE FAKT LUFTEN PER LIRI TE CDO SHQIPTARI, ne nje pushtet e qeveri me NAZIZMIN, perpiluan lista, urdheruan, arrestuan e vrane ne TIRANE;
Luftetare per LIRINE E SHQIPERISE, patriote, partizane, komuniste, njerez te pafajshem!
DONIN QETESI PER PUSHTETIN E TYRE NEN NAZIZMIN DHE BESONIN SE E VENDOSNIN ME TERROR!
Nuk jane te vetmit;
Edhe pushteti i Sali Berishes, Lulzim Bashes ka pushkatuar ne mes te Tiranes;
TERROR PER QETESI, FRIKE E NENSHTRIM, ESHTE FILLI QE I LIDH,
I BEN TE NJEJTE!
ASGJE NUK HARROHET!
ASGJE NUK DUHET HARRUAR!