osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Retro/ Kiço Blushi: 4 Shkurti dhe rehabilitimi pa zë i Xhafer Devës!

Retro/ Kiço Blushi: 4 Shkurti dhe rehabilitimi pa zë i Xhafer Devës!

Nuk do të dëshiroja të merresha me një fakt tashmë të kryer, si ai i mesnatës kur Këshilli Bashkiak i Tiranës para gati një muaji, nën drejtimin e Lul Bashës vendosi t’ia heqë emrin rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit” për ta zëvendësuar me emrin e Ibrahim Rugovës.

Ndërkohë, janë shkruar jo pak artikuj që kanë denoncuar këtë tjetërsim të beftë e të pajustifikuar për shumëkënd.

Rrjedha e mëpasshme e ngjarjeve politike provoi se ky ndërrim nuk ishte as pa kuptim, as pa qëllim. Shpesh në Ballkan pas gjërave të vogla e në dukje të parëndësishme,- si p.sh ajo e fusnotës Kosovë-Serbi apo “dashuria në kohën e kolerës” mes Thaçit e Berishës,- mund të fshihen qëllime e synime të tjera, më të mëdha, dhe e kundërta, qëllimet e mëdha shpesh mund të justifikojnë “dëmet e vogla”, si shkelja e të drejtave të njeriut, si sherri se kur u largua gjermani i fundit, më 28 apo 29 nëntor , etj.

Gjithsesi, lipsen sy dhe veshë normalë për t’i hulumtuar ngjarjet dhe bëmat, qoftë edhe si kofini pas të vjelave, si e kemi për adet e për zakon ne shqiptarët…

Atë natë pat ardhur në mbledhje të Këshillit edhe një kryetar minibashkie, i cili donte të na bënte me dije se Tirana e ka një rrugë të pagëzuar (po nga Këshilli Bashkiak!) me emrin e Rugovës, dhe se logjika më elementare e donte që nuk mund të emërtoheshin dy rrugë të tilla, pa ia hequr më së pari ekzistueses…Por minikryebashkiakun nuk e lejoi të flasë kryetari i Këshillit, z. Njazi, paçka se bash kryetar Lul Basha pat deklaruar kur mori në dorëzim Bashkinë, se të paktën një herë në javë, ai do t’i mbante hapur katekat dyert e Bashkisë jo vetëm për kryetarët e minibashkive, por për të gjithë nevojtarët e halleqarët e kryeqytetit…”

Një këshill bashkiak, kryetar bashkie ose një qeveri janë shumë pak për të pasur të drejtë jete ose vdekjeje mbi kujtimin e atyre që kanë vuajtur dhe kanë dhënë jetën për Shqipërinë…”,- ka shkruar dikush këto ditë, për këtë këmbim jo rastësor të “Dëshmorëve të 4 Shkurtit” me Rugovën.

Artikullshkruesi kishte nxjerrë nga gazeta “Bashkimi i Kombit”,- një organ fashist që botohej asokohe në Tiranë,- justifikimin politik të masakrës së Xhafer Devës: “një ditë terror, dhjetë vjet qetësi”…Pikërisht kjo ishte, siç dihet, motoja e nazizmit…Mesa duket kjo u bë motoja edhe e diktaturës komuniste për të pushkatuarit, pas disa vitesh, po në shkurt, me sebep bombën në ambasadën sovjetike në Tiranë…Kjo “një ditë terror, dhjetë vjet qetësi”, fjala prekëse e Topallit për të pushkatuarit pa gjyq për bombën te ambasada sovjetike, si dhe kërkesa e saj që “pasardhësit e diktaturës (edhe pse shumica e drejtuesve të sotëm të opozitës ende nuk ishin ‘porositur’ të vinin në jetë nga prindërit e tyre) të kërkojnë falje për këtë krim”, pra, kjo ndjeshmëri e dhimbsuri e kryetares së Kuvendit, bashkë me kujtimin para ca ditësh edhe të masakrës së Tivarit, më futën në mendime…

Mund ta kem gabim, por nuk më kujtohet që ajo dhe tutori i saj, Berisha, teksa kanë merakun e krimeve të komunizmit dhe rishkrimin e historisë, të kenë thënë gjysmë fjale për 84 të masakruarit e 4 shkurtit në Tiranë (!), ashtu si nuk pipëtijnë as për heqjen nga prefekti i Kukësit i titullit “Qytetar Nderi” për Hekuran Dedën, të ndjerin e ekzekutuar (në të vërtetë duhet thënë: të pushkatuarin pa gjyq…) më 21 janar mu te dyert e qeverisë….

Ky zinxhir ngjarjesh “të vogla”, po t’i vështrosh me këtë sy, nuk besoj të duken pa lidhje mes vedi, ndaj ia vlen të rrëfej si dhe përse ndodhi ky “emërtim-ndërrim” i ngutshëm, në dukje i parëndësishëm, aty nga ora një e natës, kur kamerat dhe gazetarët kishin ikur…
***
Para se të votohej nga Këshilli Bashkiak u Tiranës, i kërkova z.Kosovrasti të më jepte fjalën. Kur ky më në fund ma dha, iu drejtova z.Basha e i thashë se në Tiranë ka konfuzion dhe absurd në emrat e rrugëve (përmenda p.sh 21 Dhjetorin, ditëlindjen e Stalinit…), prandaj do të duhej të vendoseshin kritere për emrat e rrugëve, sepse, më pas ka për të qenë tejet i vështirë ndërrimi, ngaqë publiku mësohet me emërtesat, si p.sh me “Pazari ri”, me “Shallvaret”, apo me Kinema “Partizani”, paçka se as Pazari nuk është më i ri dhe as kinema nuk ka më aty.

Ndërsa sa për rastin konkret, do të ishte mirë, edhe për të, si kryetar i ri, që ky ndërrim emri të mos bëhej, sepse, veç të tjerave, jo vetëm pse rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit” nderonte dëshmorët, por kishte lidhje edhe me Xhaferr Devën, i cili, me sa dija, ishte jo vetëm autori i masakrës mbi 84 shqiptarë të pafajshëm të kryeqytetit, – një nga barbaritë më të përgjakshme të kryera brenda një nate, – por edhe daja i Rugovës, gjë që vetvetiu do të dëmtonte pa dashje emrin e Rugovës së ndjerë…

Sigurisht që për masakrën e 4 Shkurtit nuk ka pse mban përgjegjësi emri i Rugovës,(si aludon Topalli për ‘bijtë e Bllokut’), por ‘lidhja’ e qëllimshme që po i bënte Tirana zyrtare 4 Shkurtit me Rugovën, d.m.th ky zëvendësim i dhunshëm i emrave nuk mund të linte jashtë kujtesës krimin e pashembullt të Xhaferr Devës, duke sjellë kësisoj një përqasje që normalisht nuk kishte përse të kryhej, në se do të kihej kujdes që të mos cenohej sadopak, qoftë edhe indirekt, nderimi për Rugovën….Ma merr mendja se kjo nuk do shumë mundim për t‘u kuptuar!

Si i ri, besoja, Basha mund të mos i dinte këto hollësi nga historia, ndaj nuk kishte përse të bëhej me faj…Por vonë e kuptova që nuk ishte kështu dhe se ky ndërrim i ngutshëm vinte me porosi nga lart dhe ishte, sa i qëllimshëm, aq dhe politik. U lëkunda disi kur dëgjova kundërshtimin e prerë dhe nervoz të Bashës:

“Zoti Blushi, mos na fut në këto…” dhe pastaj shtoi diçka që mund të jetë e përafërt me fjalën “ngatërresë”, por që unë nuk e deshifrova dot. Megjithatë, të kompleksuar se mos votimi kundër do të interpretohej si votë jo vetëm kundër Rugovës, por edhe kundër Kosovës, shumica e këshilltarëve socialistë votuan pro. Sigurisht, sa më sipër tanimë nuk ka ndonjë vlerë, as për të larë ndërgjegjen e as për të ndrequr ndonjë gabim; asgjë nga këto nuk ka më rëndësi, pasi “operacioni u kry!”…

Mjaftonte të shihje nëpër të gjitha kanalet televizive se si u trajtua ceremonia e vënies së emrit nga zyrtarët e lartë të Prishtinës bashkë me të Tiranës, kur mysafirët e Prishtinës u detyruan të prisnin Berishën, i cili po vonohej enkas, si çdo sovran, për të dëshmuar madhështi e sipëri; mjaftonte të vije re solemnitetin, kur me një regjisurë të qëllimtë politike qenë përjashtuar jo vetëm këshilltarët e majtë të Bashkisë, po edhe ish-kryetari i Bashkisë dhe kryetar i opozitës, madje edhe Presidenti i Republikës.

E pra, atëbotë m’u krijua bindja se heqja e emrit “Dëshmorët e 4 Shkurtit” nuk ishte rastësi e as një qokë që Berisha donte t’i bënte Rugovës së ndjerë, atij me të cilin për së gjalli kishte pasur jo pak mosmarrëveshje dhe probleme, nj’ashtu si me Kosovën, me thyerjen e embargos së OKB-së, me Rambujenë dhe UÇK-në e Thaçit.

Në atë lloj karfosjeje zyrtarësh ballkanikë e fodullë, të mbështjellë me pallto e të rrethuar me badigardë dhe maxhordomë, krerët tanë hakateshin kush e kush të ngjante si çlirimtar e shpëtimtar i kombit, teksa prisnin me përunjësi të vinte kryekomandant Berisha, natyrshëm më lindi dyshimi përse pat qenë aq e domosdoshme dhe e ngutshme heqja diabolike e “Dëshmorëve të 4 Shkurtit” në mes të natës…

Sepse logjika më normale të shtyn të besosh se mund të gjendeshin jo pak rrugë të tjera, madje edhe bulevarde, për të nderuar Rugovën në katërvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës…E pra, a mund të më thotë kush, përse u sajua ky incident i rëndë e i panevojshëm? Mos vallë për t’i bërë një tjetër provokim martirëve, kryeqytetit, luftës, historisë, apo…ndoshta edhe vetë Rugovës?

Dyshoj se po kërkohej kësisoj jo dhe aq emërtimi i një rruge për nderimin e Rugovën, por si të rehabilitohej, natyrisht pa zë dhe pa figurë, “antikomunisti” kosovar Xhafer Deva, duke vënë kështu në vështirësi edhe emrin dhe kujtimin e Rugovës, si një hakmarrje e vonuar…

Kjo hamendje m’u përforcua sidomos pasi lexova një shkrim të Artan Lames, këtij njohësi pasionant të historisë dhe të traditës sonë: “…gjendemi përpara brutalitetit dhe vrazhdësisë së dy ministrave tanë të Brendshëm. Të njërit që i vrau tiranasit 70 vjet më parë dhe të tjetrit që u fshin kujtimin 70 vjet më pas.

Pa bëni hesap tani sikur të afërmit e të vrarëve të 4 shkurtit 1944 të duan të hapin gjyq (krimi i vrasjes juridikisht nuk bie në parashkrim) për të dënuar të paktën moralisht ekzekutorët? Ç’do t’u thotë atyre zoti Basha, më falni se nuk e dija historinë apo se e dija por të afërmit tuaj ishin komunistë, apo se Deva ishte antikomunist, apo se nuk di unë nga këto punë, i di Saliu? Xhaferr Devën, ministër i Brendshëm i vitit 1944, krimi i bërë në Tiranë në 4 shkurt të atij viti, do ta ndjekë pas në jetë të jetëve…ashtu sikundër Lulzim Bashës e Sali Berishës, krimi i 21 janarit do t’u mbetet në kurriz ngado që ta kthejnë e ta rrotullojnë”…

Dhe më poshtë: “…turpi i turpeve që na bie në kurriz të gjithëve, është se gjermanët nuk u përzjenë fare në të gjithë këtë zallamahi e batërdi. Ata ishin vënë në dijeni nga Kryeministri, kosovari tjetër Rexhep Mitrovica, që do të bëhej një reprezalje kundër mbështetësve të Lëvizjes Nacional Çlirimtare dhe natyrisht që do kenë thënë: “Bujrum, bëjeni. Është çështje e brendshme e juaja. Ku ta gjejmë që shqiptarët, siç e kanë zakon, t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit dhe ne të rrimë e të shohim!”

Është pikërisht ky mallkim që po na ndjek pas në këto 100 vjet me shtet të mëvetshëm (plus edhe katër të Kosovës), që na shtyn si e si t’i nxjerrim sytë njëri-tjetrit, si e si t’ia bëjmë njëri-tjetrit jetën dhe vendin sa më të vështirë e më të zezontë, si e si të vihen kundër shqiptari me shqiptarin…Tek e fundit kjo “inerci” do të thotë se ne vazhdojmë, mjerisht, si në kohën e Dumbabës, ta quajmë këtë politikë të suksesshme e të frytshme! Ja pra, përse në çdo kohë e në çdo sistem ne jemi të prirur, po edhe të hazërtë, të rehabilitojmë dhe të nderojmë më kollaj Xhafer Devat, se sa viktimat e tyre! /Nga Kiço Blushi 28 shkurt 2012