Sot është 4 shkurti, një ditë tepër e dhimbshme për shummë qytetarë të Tiranës, që kanë humbur njerzit e tyre nga bandat kosovare të Xhaferr Devës dhe kriminelëve kusiling shqiptare dhe të Ballit Kombëtarë.
Nga ora 02:00 e natës dhe deri në mëngjesin e 4 shkurtit, bastisën mjaft shtëpi, arrestuan mbi 500 qytetarë dhe 84 njerëz i pushkatuan. Pjesa më e madhe e tyre ishin antifashistë, aktivistë të Frontit Nacional-Çlirimtar, të rinj komunistë dhe punëtorë që shkonin në punë herët në mëngjes.
Në mes të masakruarve ishin katër italianë dhe katër malazezë. Kjo ishte nata ku Tirana u gjakos në mëngjesin e 4 shkurtit 1944.
Në përkujtim të kësaj masakre menjëherë pas çlirimit rruga ku filloi masaktra mori emrin Dëshmorët e 4 Shkurtit por me ardhjen në pushtet të demokomunistit Sali Berisha dhe të birit të tij idiot, si kryetar bashkie në Tiranë Lulzim Basha, kriminalisht i’u hoq emri rrugës 4 Shkurti duke u qujtur me emrin e nipit të Xhaferr Devës, Ibrahim Rugova, duke shkelur mbi gjakun e dhjetëra dëshmorëve dhe duke glorifikuar kosovarët vrasës të batalionit fashist “Kosova”.
“Emri i rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit” është vendosur nga komiteti ekzekutiv në 1945.
Ndryshimi i emrit është bër me një akti administrativ të dhjetorit të vitit 2011, të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit pasi Luli me Ristanin vodhën bashkinë e Tiranës
Por ky ndryshim është një vendim haptazi i paligjshëm, në kundërshtim me të gjitha rregullat e normat ligjore, sepse prek direkt interesat e popullit të Tiranës që u janë vrarë djemtë në këtë luftë.
Emërtimi i mëparshëm i kësaj rruge është bërë në nder të dëshmorëve dhe zhvendosja e titujve të tillë që kanë lidhje me dëshmorët e atdheut bëhet kur e kërkojnë interesat e larta shtetërore me vendim të këshillit të qarkut.
Nëse duhet t’i ndërrosh emrin rrugës duhet të shfuqizohet vendimi i këshillit të atëhershëm. Këshilli Bashkiak aktual nuk e ka bërë këtë dhe nuk ka të drejtë të bëjë riemërtime.
Ndaj kush lejon akoma që ajo rugë të mbaj emrin e Rugovës është një bastard që i shërben përçarjes kombëtare duke u kujtuar shqiptarëve se ishin Deva dhe batalioni Kosava autorë të masakrës. Askush nuk e ka harruar se inaugurimi i rrugës “Ibrahim Rugova” përkoi edhe me një skandal në atë kohë. Në kryeqytet kishte një tjetër rrugë me emrin e ish- presidentit të ndjerë të Kosovës kur monstra Lulzim Basha mori vendimin. /Tellalli.al