osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Preng Cub Lleshi: Ja kush ishin autorët e masakrës së 4 shkurtit, gjenocidi u nxit nga forcat ballisto-zogiste

Preng Cub Lleshi: Ja kush ishin autorët e masakrës së 4 shkurtit, gjenocidi u nxit nga forcat ballisto-zogiste

Në historinë e lavdishme të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, më e madhja në historinë shumëshekullore të popullit shqiptar, histori që u shkrua me gjakun e 28 mijë dëshmorëve dhe heronjve , ka një datë, e cila, në disa vepra arti, është pasqyruar vetëm me një ngjyrë, të zezën!

Kjo date është 4 shkurti i vitit 1944. Dhe simbolika ishte një gjetje e mençur! Kjo ngjyrë e zezë nuk rrëfen thjeshtë kohën kur u krye një akt i rëndë antinjerëzor, natën midis 3 e 4 shkurtit, por atë që ndodhi në këtë natë:

Genocidin që kryen atë natë forcat ballisto-zogiste nën dirigjimin e nazistëve gjermanë kundër njerëzve të thjeshtë, kundër qytetarëve të Tiranës në ato vite të stuhishme.

Pikërisht, në këtë natë, forcat e xhandarmërisë e të policisë sekrete të qeverisë kuislinge të Rexhep Mitrovicës dhe ato të regjimentit të mercenarëve. që mbante emrin “Kosova”, rrëmbyen si egërsira mbi 500 njerëz të pafajshëm në qytetin e Tiranës, duke i akuzuar si “komunistë”, vetëm sepse ata përkrahnin Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare! 4 shkurti i vitit 1944, që u organizua nga forcat naziste në bashkëpunim me veglat e tyre ballisto-zogiste, e djeg përrallën e ca pseudohistorianëve dhe antikomunistëve shqiptarë sipas të cilëve “forcat gjermane nuk kishin qëllime operacionale në Shqipëri. (?!)

Ato ishin kalimtarë nëpër viset shqiptare”. (?!) Arrestimi i 500 qytetarëve të pafajshëm tiranas, sipas planit operacional të bërë nga ish-kryeministri Rexhep Mitrovica, ish-ministri i Brendshëm Xhaferr Deva, Hysni Dema-komandanti i Përgjithshëm i Xhandarmërisë, Kadri Cakrani-komandant i forcave të Ballit Kombëtar dhe ish-prefekti Qazim Mulleti, ku ishte i pranishëm edhe një oficer i Gestapos gjermane, e tregon qartë fytyrën tradhëtare e kriminale të ballisto-zogistëve, pinjollët e të cilëve krekosën si “patriotë” në ditët tona. (?!)

Atë natë të zezë të 4 shkurtit 1944 jo vetëm u mbushën burgjet e Tiranës me 500 të arrestuarit e pafajshëm, por u krye edhe një masakër çnjerëzore: U pushkatuan, pa gjyq, 84 vetë!

Gjaku i 84 dëshmorëve skuqi atë natë rrugët e kryeqytetit tonë, duke zbuluar kështu fytyrën gjakatare jo vetëm të nazistëve, por edhe të veglave të tyre ballisto-zogiste e të mercenarëve të tjerë në shërbim të pushtuesit fashist! Në krye të forcave që kryen masakrën e katër shkurtit ishin agjentët e Gestapos fashiste:

Prefekti Qazim Mulleti, Osman Kukaleshi, Xhelal Staravecka, Seit Matja, si edhe drejtuesit kryesorë të organizatës së Ballit Kombëtar për Tiranën: Halim Begeja, Seit Demneri, Zige Hatibi, Osman Kazazi e të tjerë. Në kujtim të këtyre 84 dëshmorëve, prej të cilëve u identifikuan vetëm 29 vetë, në vitet e socializmit një rruge iu dha emri historik “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

Dhe, në çdo katër shkurt, njerëzit shkonin me buqeta lulesh në duar, për t`i kujtuar të rënët e asaj nate të zezë! Askush nuk pat menduar në ato vite se do të vinte një tjetër “4 Shkurt i Zi”, dita kur, pasardhësit e bashkëpunëtorëve të fashizmit, pas viteve nëntëdhjetë, ia hoqën emrin kësaj rruge, duke e pagëzuar me emrin e nipit të vrasësit të tyre Xhaferr Deva, “Ibrahim Rugova”!

Ndaj 4 shkurti jo vetëm na kujton një masakër çnjerëzore të fashistëve dhe të veglave të tyre, por edhe të rënët në vitet e lavdishme të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare! Na kujton ne, siç do t`ua kujtojë edhe brezave të ardhshëm, se, për fitoren e lirisë dhe të pavarësisë së vërtetë, u derdh gjaku i bijve më të mirë të kombit tonë!