Samiti i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor në Sofje do të paraprihet nga një drekë jozyrtare pune. Ftesa u është bëre pjesëmarrësve përmes një letre nga Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk.
I pranishëm do të jetë atje edhe kryeministri Edi Rama. Nga ana e tij, Tusk shprehet në letër se perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor duhet të mbetet një angazhim i vendosur në të dy anët.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është nisur për në Sofje ku do të marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane.
Mësohet se Basha dot ë shfrytëzojë samitin e PPE për të kërkuar mbështetjen për statusin e vendit kandidat. Basha do të jetë pjesë e punimeve të samitit të mërkurën, më pas do kthehet në Tiranë për seancën parlamentare të së enjtes, ku parashikohet të ketë tensione.