Ilir Meta sot është shprehur se populli shqiptar më 26 prill e ka caktuar atë për të ngjallur opozitën. Kjo tregon kushtet psiqike në të cilat gjëndet presidenti i shkarkuar.
Madje Meta ka thumbuar edhe Lulzim Bashën duke thënë se Sali Berisha donte që ta bënte lider, por që lider duhet të jesh sipas tij dhe nuk bëhesh duke aluduar se i tillë është ai si produkt i poshtërsisë dhe aksidenti më i madh i politikës shqiptare.
“Gjykata Kushtetuese po shqyrton fatin e fundit të mandatit, do ti bindemi vendimit. Populli shqiptar e ka marrë vendimin e 26 prillit se çfarë do të bëj unë në të ardhmen, dhe i ka caktuar një rol Ilir Metës për të rilindur opozitarizmin. Këtu janë tronditur themelet.
Për të lindur opozitarizim janë tronditur themelet dhe vota e lirë. Gjithë kjo maskaradë nuk ka rëndësi se janë shkelur proceduarat. Edhe për një keqbërës duhet të respektosh procedurat.
Nuk caktohet njeri lider, unë jam lider. U përpoq ta caktoj doktori, por kur nuk je lider nuk bëhesh lider”, tha Meta në “Frontline”.