Astrit Patozi ka marrë përsipër të komentoi shkarkimin e Ilir Metës duke bërë një gabim të rëndë logjik
Vërtet është për të qeshur kur një ish deputet nuk di se çfarë flet. Të gjithë shqiptarët e dinë se Ilir Meta duhet të ishte larguar me kohë nga presidenca dhe ishte një aksident emërimi i tij në atë post dhe është vërtet e pakuptimtë të deklarosh, se nëse i akuzuar merr një dënim të merituar qënka mesazh i keq, kur duhet të thuash… se drejtësia më në fund po lëviz dhe është një ogur i mirë për shqiptarët.
Më qesharakja e kësaj deklarate është pjesa e dytë e deklaratë ku po Patozi i parë deklaron, që po nuk u dënua duke i renditur një seri faktesh dhe akuzash do ishte skandal duke mbrojtur teorin e mosndëshkimit në këtë vend. Pra sipas Patozit hip se të vrava, zbrit se të vrava… quhet politik.
Ja deklarata e Patozit:
Në rast se shkarkohet Ilir Meta, mesazhi do të ishte se në këtë vend mazhoranca arrogante dhe e gjithëpushtetshme të merr përpara, në rast se je kundërshtari i saj, qoftë kjo edhe në nivelin më të lartë të shtetit, që është pozicioni i Presidentit të Republikës.
Nga ana tjetër, mosshkarkimi do të thoshte që këtu mund të bësh çfarë të duash me kushtetutën dhe ligjin, mund të dekretosh dhe të çdekretosh çfarë të teket, mund të shpallësh edhe vrasjen tënde nga amerikanët tek Mali me Gropa apo të bësh karshillëk me Rusinë në banaqe televizive dhe kurrë të mos ndëshkohesh, nëse je politikan i rangjeve të larta.