I ftuar në emisionin Top Talk, analisti Frrok Çupi ku foli për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Presidenti i Republikës refuzoi të jetë i pranishëm sot në seancë dhe përfaqësohet nga avokatët Kaltrina Treska dhe Bledar Dervishaj.
“Kjo që po ndodh me presidentin është një ngjarje e madhe, që ka ndodhur se presidenti është shkarkuar. Ne jemi tani në prag të lindjes së një gjëje tjetër, liderët shqiptarë nuk kanë menduar për ditën e fundit dhe për Ilir Metën është kjo, për Sali Berishën ishte përballja me vete, me non gratën.
Ilir Meta ka prodhuar disa të vërteta duke qenë në post, dhe kur i shikon i duken si të këqija, GJK është një përballje e madhe për të, një strapacim i madh për të.
Vitore Tushen dhe Përparim Kalon dikur i ka mbështetur, kurse sot i konteston. Ne sot po vazhdojmë të ballafaqohemi me të shkuarën dhe e shkuara është mbajtja e pushtetit me çdo mjet. Dhe ky është presidenti që thërret historinë për tu mbajt mbi degët e pushtetit. Ai tani grindet me veten , me të tjerët”, tha Çupi në Top Talk.
Ndër të tjera Çupi e cilësoi Presidentin por dhe gerdalllën Berisha si gjuetarë të vjetër të politikës shqiptare.
“Politika është kthyer atje ku nisi, atje ku filloi gjuetia, në fillesat e politikës në vitet 92-93’ , Shqipëria e nisi me dy gjuetarë, dhe dy gjuetarët herë njëri, herë tjetri u fshehën, po më së shumti u fsheh Meta dhe gjatë gjithë kohës e kanë gjuajtur politikën e kanë viktimizuar, i kanë shtuar bagëtitë në pyll, i kanë vrarë.
Po kanë qenë gjatë gjithë kohës bashkë. Kanë qenë gjuetarë në të njëjtin pyll, së pari kanë gjuajtur Fatos Nanon, e kanë çuar vendin në një pikë shumë delikate. Ilir Meta e ka më të dukshëm krimin, korrupsionin se është më infantil. Berisha është më i thellë dhe korrupsionin e ka shumë thellë në tokë “, tha ai.