Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar në Partinë Demokratike, duke u shprehur se ky është një shans për këtë forcë politike të shkëputet nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha.
Reagimi i Spiropalit vjen pas regjistrimit të Sali Berishs në koalicion me LSI-në dhe PDK të Nard Ndokës.
“Partia Demokratike ka shansin historik të shpëtojë përgjithnjë nga Sali Nongrata, por Lulzim Basha nuk ka asnjë shans praktik që ta shpëtojë veten duke shqelmuar Saliun.
Luli me Saliun jane bir e babë, bashkëfajtorë dhe bashkëpërfitues. Ata jane e shkuara nga e cila Shqipëria ka shpëtuar dhe tani edhe PD ka mundësinë të shpëtoje, duke u vënë shqelmin të dy të marrëve, babës së lajthitur dhe birit dështak”, tha Elisa Spiropali.