osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mediu, Dule, Duka e Shehi refuzojnë koalicionin me Berishën dhe nuk regjistrojnë subjektet: Ja partitë që do marrin pjesë në zgjedhjet e 6 marsit!

Mediu, Dule, Duka e Shehi refuzojnë koalicionin me Berishën dhe nuk regjistrojnë subjektet: Ja partitë që do marrin pjesë në zgjedhjet e 6 marsit!

Ashtu siç gazeta e paralajmëroi, dje në mesnatë ka skaduar afati për regjistrimin e partive në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit pranë KQZ-së.

Partitë kryesore të udhëhequra nga Partia Socialiste, Partia Demorkatike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kanë çuar tashmë kërkesën për t’u regjistruar për zgjedhjet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë që sipas të dhënave të siguruara nga gazeta, janë edhe 8 parti të tjera që kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 6 marsit.

Kështu Partia Lëvizja e Legalitetit dhe Partia Bashkimi Demokrat protokolluan dje kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Duke respektuar Kodin Zgjedhor, Partia Bashkimi Demokrat me kryetar Ylber Valterin ka depozituar dje kërkesën për regjistrimin e partisë.

Po ashtu, edhe Partia e Lëvizjes së Legalitetit me kryetar Shpëtim Axhanin ka regjistruar kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhje vendore të pjesshme. Nga ana tjetër mësohet se edhe Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD) me kryetar Artur Roshin ka depozituar kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Ndërkohë më herët pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar për të qenë pjesë e garës së 6 marsit edhe Partia Fryma e Re Demokratike e Sali Shehut, Partia Kristian Demokrate me kryetar Dhimitër Muslia, e cila më parë ka qenë parti e drejtuar nga Mark Frroku, Partia Demokristiane dhe Partia e Reformave Demokratike të Shqipërisë me kryetar Krenar Rryçi.

Ajo që bie në sy është se të gjithë aleatët e PD, si Agron Duka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule apo Dashamir Shehi nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje duke mos regjistruar partitë. Ndërkohë ata kanë refuzuar të jenë pjesë e një koalicioni me Berishën.

Ja si procedohet tani

Por pas skadimit të afatit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve merr në shqyrtim kërkesat dhe brenda 24 orëve komisioneri bën regjistrimin e tyre dhe pas 24 orësh të tjera regjistrohen edhe kandidatët. Prandaj në datën 2 shkurt, datë kur do të regjistrohen edhe koalicionet zgjedhore do të kuptohet edhe formula që do të ndjekë opozita.

Pavarësisht krizës brenda Partisë Demokratike, shumë zëra brenda opozitës kanë bërë thirrje që të dilet me një kandidat të vetëm, për të maksimalizuar votat. Mirëpo ndërsa Komisioni i Rithemelimit ka publikuar tashmë emrat e kandidatëve, PD-ja zyrtare ende nuk e ka bërë një gjë të tillë, duke vijuar traditën e publikimit të listave në kufijtë kohorë të regjistrimit.

Nga ana tjetër, PS-ja ka publikuar emrat e kandidatëve për 5 bashki, ndërsa të martën ka njoftuar se do të bëjë të ditur edhe emrin e kandidatit për Lushnjën.

Zgjedhjet e pjesshme, reagon Celibashi

Megjithatë sa i takon zgjedhjeve të 6 marsit, dje reagoi edhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi. Ky i fundit duke folur për mediat theksoi se komunikimi me ekzekutivin për përfitimin e fondeve po vijon, ndërsa zbuloi partitë politike kanë dhënë dakordësi për votim e numërim elektronik në Vorë. “Po kemi patur dakordësinë nga partitë kryesore politike mbi përdorimin e sistemit të votimit elektronik në bashkinë e Vorës”, deklaroi ai.

Deklarata e Celibashit u bë gjatë asgjësimit të të dhënave nga pajisjet e identifikimit elektronik të përfituar gjatë zgjedhjeve parlamentare. Për zgjedhjet e pjesshme do të ngrihen 941 qendra votimit ku votuesit e gjashtë bashkive do të identifikohen elektronikisht./Rigels Seliman