osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A planifikon Rama të zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s? Paralajmërimi i kryeministrit dhe lëvizjet në prapaskenë

A planifikon Rama të zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s? Paralajmërimi i kryeministrit dhe lëvizjet në prapaskenë

Shqipëria pret zhvillime të bujshme në aspektin e politikës së jashtme. Sinjalet i dha kryeministri Edi Rama pak ditë më parë në një intervistë, teksa replikoi ndaj ish-kryeministrit Berisha mbi konfliktin në Ukrainë, u shpreh se do ketë lajme shumë të forta në raportet me jashtë.

“E para, nuk dimë kush është opozita. Po hajde po e marrim që opozita është ajo që është. Njëri thotë, keni tradhtuar Ukrainën. Unë ju them që për pak ditë do të mësoni një lajm që deri dje as nuk mund të mendohej për Shqipërinë në politikën e jashtme”, u shpreh Rama.

Por për çfarë bëhet fjalë? Çfarë lajmesh priten nga jashtë? Sipas burimeve të gazetës, në korridoret e politikës ka rinisur të qarkullojë ideja se kryeministri Edi Rama mund të zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Këtë vit mbyllet mandati i Jens Stoltenberg dhe në shtator 2022 duhet të zgjidhet emri i ri.

Kryeministri mësohet se nuk e ka fshehur dëshirën për një post të tillë, i cili do të ndryshonte tërësisht imazhin e Shqipërisë në aspektin ndërkombëtar. Nëse shohim lëvizjet e kreut të qeverisë shqiptare shtohen ndryshimet se ai ka në ambicien tij këtë post.

SHBA po rrit mbështetjen ushtarake në Shqipëri. Do ngrihet një shtab i forcave speciale dhe do jetë gati baza e NATO. Pak ditë më parë ishte një ndër luftanijet më të mëdha amerikane në ujërat shqiptarë, ndërsa Shqipëria për herë të parë ishte pjesë e stërvitjes “Defender 21”. Po ashtu Shqipëria u bë pjesë e Këshillit të Sigurisë, një arritje e jashtëzakonshme.

Ndërkohë nëse kthehemi pak muaj pas, Rama bëri një vizitë në SHBA. Ai u takua me Henry Kissinger, një prej figurave më të njohura në botë, i cili ka mbajtur disa poste të rëndësishme në SHBA. Gjithashtu, Rama u takua edhe me shumë të atakuarin në Shqipëri, George Soros.

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama zhvilloi edhe një takim në Akademinë Ushtarake “West Point” në Nju-Jork, ku mbajti një fjalim të shkurtër para qindra studentëve. Pra duket se kryeministri ka pasur një fokus të veçantë në aspektin ushtarak.

Nga ana tjetër nëse shohim Stoltenberg, edhe ai u zgjodh në këtë post pa shumë eksperiencë në aspektin ushtarak. Ai ka qenë kryeministër i Norvegjisë dhe më pas mori kreun e NATO.

Ndryshimi në politikën shqiptare

Ajo që vihet re është se SHBA po investon fuqishëm në Shqipëri dhe ka një alet të fortë në Ballkan. Ndërkohë vendi ynë hyn te shtetet më besnike ndaj SHBA dhe për amerikanët emërimi i Ramës në këtë post do ishte një lëvizje taktike.

Pavarësisht se NATO ka pjesë të saj superfuqitë e botës, SHBA është kryesorja. Të mos harrojmë se Rama ka mbështetje të fortë nga Turqia dhe disa shtete të tjera. Kur drejtoi OSBE shkoi edhe në Rusi për të negociuar konfliktet, ndërsa mori rolin pajtuesit mes Erdogan dhe Makron.

Por kalimi tij në NATO padyshim do sillte zhvillime në politikën shqiptare. Qeverinë dhe PS duhet ta marrë dikush tjetër. Që para zgjedhjeve të 25 prillit flitej se Rama do ikte në krye të NATO dhe kjo do i hapte rrugë bashkëqeverisjes PD-PS.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet, por në korridoret e politikës po flitet shpesh për këtë ambicie të Ramës. /Kliti Topalli