Ditën e sotme Sali Berisha konfirmoi kaolicionin e foltores me LSI, të cilin e ka pagëzuar me emrin “Shtëpia e Lirisë”. Pasi sulmoi me gjithë arsenalin e tij luftarak partinë e tij, më në fund Sali Berisha iku nga një pallat (PD) për të përfunduar në një kasolle (LSI), që nëse analizojmë përbërjen e saj mund ti flejë mirë pagëzimi “ Kasollja e të Marrëve”.
Ish kryedemokrati Berisha menjëherë pas 9 shtatorit ka humbur luçiditetin e tij në logjikë dhe gjithë aktiviteti i tij ka qenë një lëvizje e një njeriu të pakontrolluar, duke mos ju përgjigjur nivelit të një personaliteti, faktor i të gjitha fenomeneve politike të këtyre 32 viteve tranzicion.
Krijimi i foltores si një alternative antiamerikane, megjithëse u glorifikua si sukses nga mediat e financuara prej Doktorit, nuk solli gjë tjetër vetëm mjerimin e tij politik dhe zhvoshkjen nga kostumi i një politikani “hig class” në figurën e “mbretit lakuriq” të përrallave të Andersenit.
Sali Berisha i bëri nderin e jetës Lulzim Bashës, duke shfaqur para shqiptarëve të vërtetën pa maska, për ti lehtësuar spastrimin e partisë nga berishizmi si dogmë antiamerikane.
Deklamacionet e tij para foltoreve e nxorrën një burrë gënjeshtar, të paskrupullt, hipokrit dhe të pamëshirshëm me asetin e tij politik, duke e futur PD në një turbullirë të pashembullt dhe humbje energjish të jashtëzakonshme.
Gjithë struktura e njerëzve që e mbështësin tregoi se janë një grupim të çmendurish, të cilët e vetmja arsye dhe logjikë që njohin, është vareja, qysqia dhe dhuna si ajo në dyert e PD në 8 janar.
Personazhi tjetër me të cilin Sali Berisha konfirmoi koalicionin ditën e sotme, gjatë gjithë karrierës së tij ka qenë protagonist me peshë në skakierën politike shqiptare, por kurrë në klasin e Sali Berishës.
Shtëpia e Lirisë apo Kasollja e të Marrëve?
Ilir Meta, ndryshe nga niveli intelektual i Sali Berishës, ka qenë personifikimi i fshatarit injorant që suksesin e tij politik e ka arritur në sajë të djallëzive fshatareske.
Armiku i librave, armik i kulturës, i elegancës dhe edukatës qytetare, ku kultura minimale përfitohej nga sekuenca filmash apo fjalimesh të Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, apo dhe Josif Broz Titos. Si personazh intrigant dhe i paskrupullt ai arriti të penetrojë në vakuumin politik të tranzicionit shqiptar.
Shtëpia e Lirisë apo Kasollja e të Marrëve?
Njeriut që zoti i dhuroi mundësinë e një krijimi të një force të tretë politike për të ndryshuar statusquonë e dominancës të partive tradicionale, por që e shndërroi në parti pazaresh dhe skandalesh.
Nëse Sali Berisha ka marrë rrugën si i marrë fshat më fshat dhe masturbohet me njerëzit që i mbledh ca me para dhe ca me miqësi, Ilir Meta ka kohë që shfaq probleme të rënda psiqike.
Presidenti i Republikës, njëherë merr malet e Kosovës, njëherë të Tropojës, më pas del me Besin në Gjirin e Lalëzit dhe më pas i këndon Korçës poezi me gjestikulacione të çmendurish, duke ju treguar shqiptarëve se mendja është gjë e madhe.
Të dy këta personazhe hallexhinj i tremb halli i madh që i ka zënë me Amerikën, e cila i ka shpallur non grata, Saliun ligjërisht, ndërsa për Liken pret vendimin e Gj.K, për ta mbyllur si formalitet ligjor.
Koalicioni i sotëm i pagëzuar Shtëpia e Lirisë i ngjason atij grupimit të të çmendurve në filmin e Milos Forman, me protagonist Jack Nicolson, “Një fluturim në folenë e qyqeve”, ku protagonsitët kanë një ngjashmëri të jashtëzakonshme me personazhet e “Kasollja e të marrëve” me në krye Sali Berishën dhe Ilir Metën, që do të konkurojnë në zgjedhjet e 6 marsit.
Kasollja e të Marrëve sfidën e 6 marsit nuk e ka as me Edi Ramën dhe as me Lulzim Bashën. Targeti i tyre është i qartë. Synimi i këtij koalicioni është të mundin SHBA dhe ky fakt është vlerë e shtuar në marrëzinë që i ka kapluar.
Thënë troç, duket se Doktori ka hequr dorë nga shkenca, për të cilën ka studiuar vite të tëra shkollë, dhe po i beson nuskave të teqesë së Baba Likes për të mundur SHBA.