osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Shtëpia e Lirisë”: Koalicioni që bën “strërvitjen” në murin e Ambasadës së SHBA

“Shtëpia e Lirisë”: Koalicioni që bën “strërvitjen” në murin e Ambasadës së SHBA

Nga Ylli Pata

Është mjaft kurioze të shikosh faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA në Tiranë, e cila duhet thënë që ka një ndjekje dhe interaktivitet mjaft të madh.

Ndryshe nga një faqe lideri apo grupimi politik a institucioni, ku komentet apo ndërhyrjet janë të limituara, ambasada amerikane në Shqipëri, prej shumë vitesh është një “mejdan” i vërtetë diskutimi e përplasjesh qëndrimesh politike.

Ku natyrisht në atë mur përplasin kokën shumica më e madhe e militantave, që mbrojnë me kod të caktuar idhujt dhe të preferuarit e tyre.

Me pak fjalë, që prej nisjes së Reformës në Drejtësi, faqja e ambasadës amerikane është një shënjestër për berishistët e metistës, që nuk lënë gjë pa thënë, duke “hequr çdo qime në gjuhë”.

Ky fenomen prej vitesh është bërë si “zakon” politik e nuk do të ishte risi, nëse nuk do të kishte zhvillime të reja, madje të freskëta fare.

Bëhet fjalë për postimet e ambasadës në lidhje me ngjarjet e fundit në Ukrainë. Këto pastime, i japin vëmendje qëndrimeve zyrtare të Sekretarit të Departamentit të Shtetit, që është eprori direkt i ambasadës por edhe Presidentit të SHBA-së, Joe Biden për situatën e nderë mes Ukrainës dhe Rusisë.

Po të shikosh këto pastime, vë re një parodi piktoreske të një “pellgu” politik shqiptar që ka shtuar dozën e sulmit jo vetëm ndaj ambasadores Yuri Kim apo Sekretari Blinken, por edhe ndaj Joe Biden.

Persona që identifikohen në faqet e tyre si aktivistë të Berishës apo LSI-së, shkruajnë se Amerika nuk ka të drejtë të ndërhyjë në Ukrainë, pasi kjo është çështje e Rusisë, ngaqë po sipas tyre, Ukraina ka qenë pjesë e Perandorisë ruse e gjëra të tilla.

Bën çudi fakti, se kjo gjuhë bëhet edhe pas “ultimatumit” të Sali Berishës në Parlament për të furnizuar Ukrainën me fishekë kallashnikovi dhe artilerie për të përballur një pushtim të mundshëm nga armata e Putinit.

Qëndrime simpatie për kreun e Kremlinit, apo Moskën, i gjen edhe në faqet me mediave apo të rrjeteve zyrtare të ambasadës së Rusisë në Tiranë, kjo nuk është gjë e re. E kjo simpati shprehet kryesisht nga njerëz që dikur kanë studiuar në Bashkimin Sovjetik, apo kanë pasur prindërit atje me shkollë, kanë fëmijët në studime këto vite në Rusi, apo shumë e shumë faktorë të tjerë.

Tifozllëku e simpatia është një gjë krejt personale, por ky deviacion antiamerikan nga fraksioni “më i ri politik” në vend, duket se po përbën “menunë bazë” të “gatimeve politike” të sezonit të ri.

Shqipëria nuk është as si Serbia, ku ka një qëndrim të qartë antiamerikan dhe pro-rus në një pjesë të gjerë të popullsisë, nuk është as si në Mal të Zi që është si ne anëtar i NATO-s, ku gjysma e Parlamentit është filo-rus, e as si Maqedonia e Veriut, ku e nxjerrin dhe e fshehin spimpatinë për Moskën sipas interesit.

Në Shqipëri, nuk ka asnjë pjesë politike që ka ndërtuar kauzën e vet në gjeopolitikën lindore, përkatësisht pro Moskës apo Pekinit. Në çdo vit që bëhen sondazhet, ka një perceptim të gjerë popullor për aleancën me SHBA dhe NATO-n.

Ky segment, apo më mirë, kjo “kauzë” provizore e dalë këto kohë mbetet në rrjetet sociale, e nuk ka guxim ta thotë kush publikisht. E në thelb është thjesht inati për Berishën e Metën, pasi askush nuk ka gjë me SHBA. Sikur Berisha e Meta ta kishin mirë me Uashingtonin, të gjithë këto militant të verbër do të ngrinin në qiell Joe Bidenin e demokratët amerikanë.

Siç bënë në vitin 2011, kur Berisha shkoi në Uashington e u prit nga Hillary Clinton. Vizitë që u lobua fort nga një firmë këshillimi pranë demokratëve.

Por ka edhe një gjë këtu: asnjërit, apo shumicës së atyre që kanë dalë pro pushtimit të Ukrainës, as nuk e dinë ku bie, as se çfarë po ndodh atje. Thjesht janë pjesë e një shtyse politike për ta bërë këtë debat në “murin amerikan”.

Siç tha Meta para ca ditësh që do i bjerë murit me kokë, po vërtetohet; po goditet muri i faqes së Facebook-ut të ambasadës. Megjithatë, nuk është çudi që mediat ruse e filoruse, apo të aleatëve të tyre, ta regjistrojnë si “zhvillime të reja politike në vend”…