osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Monumenti shqiptar në Mauthausen

Monumenti shqiptar në Mauthausen

Nga Lluka Heqimi

Në vitin 1981 gjatë kohës së specializimit tim në Vjenë kërkova të shikoja përveç muzeve dhe operës, vendin ku ndodhej armatura e heroit tonë Kombëtar si edhe Mauthausenin.

Prej asaj kohe nuk e kam vizituar më Mauthausenin. Kujtimet e dikurshme m’u zgjuan nga Shpend Topollai, përmes një shkrimi të kohëve të fundit, për këtë kamp nazist në gazetën “Shpiragu”, fillimisht të botuar në Qershor 2010. Tregimi i tij ishte shumë interesant.

Një shqiptar i vetëm, pa njeri, i internuar në Mauthausen kishte dhënë jetën për një polak që kishte familje dhe fëmijë, në ndeshjet gladiatore për jetë a vdekje që organizonin nazistët. Djali i polakut të mbijetuar, tani i moshuar, vinte lule në monumentin tonë në kujtim të atij shqiptari të panjohur që të atit i kishte dhuruar një jetë të dytë. Një histori shumë prekëse.

Gjatë kohës së qëndrimit tim në Vjenë, një pasdite u nisëm në Mauthausen afër fshatit me të njëjtin emër, 20 km në lindje të qytetit Linz. Kampi ishte ndërtuar në vitin 1940 në një vend të fshehur, buzë një lumi. Në kohën që e kam vizituar, kampi ishte rrethuar nga përkujtimore veprash artistike, të derdhura në bronz apo obelisqe mjaft kuptimplotë për gjithçka që kish ndodhur kundër qenies njerëzore, aty ku u vendos barbarisht përballë vdekjes. Duke e krahasuar monumentin tonë me atë të hungarezëve, izraelitëve, dhe rusëve apo të gjithë te tjerët, monumenti ynë dukej se nuk kishte lidhje me atë vend, ku nazistët kishin torturuar, vrarë dhe masakruar me metodat më barbare njeriun, pa marrë parasysh se cilin komb përfaqësonte. Asokohe isha më tepër se i bindur se ajo që shihja nuk jepte mesazhin e duhur. Për këtë bisedova edhe me njerëzit e ambasadës, të cilët ne heshtje ndoshta ndanin të njëjtin mendim me mua.

– Kështu e kemi gjetur dhe nuk mund të flitet për ta ndryshuar më thanë ata.

Le të shpjegojmë veprën. Monumenti ynë në Mauthausen i fitores mbi nazismin i përket vitit 1968 dhe mban firmën e të madhit Odise Paskali. Kisha mësuar për këtë monument më herët se të tjerët, ndoshta nga rastësia. Në vitin 1969, një nga fqinjët e afërt, Llazar Mazniku, vëllai i shokut tim të fëmijërisë u nis në Vjenë për ta instaluar monumentin.

Kur shkova në Mauthausen pas 13 vitesh, imagjinata ime për veprën e panjohur deri tani u tjetërsua. Ushtari gjerman i është nënshtruar fitimtarit-një luftëtari të rezistencës shqiptare me krahë të fortë. Gjermani është bërë i dallueshëm edhe nga rripi me svastikën (kryqin e thyer) por çuditërisht vizitorët mbeten konfuz dhe shpesh gjeje lule në krahun e ushtarit gjerman, siç më ndodhi mua kur e vizitova Mauthausenin. Krijova bindjen se efekti i kësaj skulpture ishte i kundërt me atë që kishin kërkuar të thonin. Shiko figurën nr.1

Monumenti i fitores 1968. O. Paskali

Monumenti francez.

Ishte një obelisk me mure përreth dhe është ndërtuar i pari në këtë vend në vitin 1949, në formën e një sakrofagu me një mbishkrim latin shumë kuptimplotë “Të gjallët mund të mësojnë nga fati i të vdekurve”.

Monumenti izraelit

Ky monument është ndërtuar në vitin 1976 dhe vendosur në bregun e një rrokullime ku gjermanët shtynin drejt vdekjes njerëzit e dobët, gjatë transportit të gurëve. Ai është strukturuar bukur. Është një memorial modern në formën e një peme, që flet për të gjitha, për mbijetesën, mosharresën dhe rilindjen prej vuajtjeve, mbi ato gjurmë që kurrë nuk mund të flenë.

Memoriali izraelit 1976


Monumenti hungarez

Në një vënd të dallueshëm ngrenë duart nga qielli një grup njerëzish që u kanë ngelur kockat, lëkura dhe zhelet, kulmi i shkrirjes njerëzore dhe i shpërfytyrimit. Grushtat dhe gjunjët ata i kanë të mëdhej e përsëri të fortë për të treguar sesa i qëndrueshëm është njeriu në situata te veshtira dhe sa ngadhënjimtarë janë përtej kohës.

Monumenti Hungarez

Monumenti Rus

Një nga viktimat ruse ne Mauthausen është edhe gjenerali Lejtnant 64-vjecar i carit dhe i Stalinit, Dimitri Mihajllovic Karbishev. Ai u gjykua në shkurt, në kohën e një acari të madh, u zbath dhe u lag gjatë gjykimit me ujë dhe ngriu në këmbë si një bllok akulli. Karbishevi u bë legjendë. Në këtë monument mermeri në dukje i akullt, shikohen sytë, një mjekër e dalë, dy duart e kryqëzuara, anësitë e poshtme, këmbët e zbathura. Një vdekje që nuk iu përul fatit, një jetë qëndrestare deri në vdekje. Pjesët e dukshme janë akull, brymë dhe tmerr. Skulptori një djalë i ri moskovit ka thënë gjithshka thjeshtë, por me një efekt rrëshqethës.


Figura nr. 4 Monumenti Rus në Mauthausen

Mauthauseni u çlirua më 5 maj 1945. Ushtarët amerikanë kanë qënë të parët të cilët ekzpozuan para publikut të botës tabllonë e tmerreve që jetoi njerëzimi në këto geto internimi. Ky vend sot ruhet si simbolika e memorjes botërore kundër krimeve naziste të Luftës së Dytë Botërore.

Si mund të shprehemi më mire për këtë vend me nje tjeter monumenrt, ku dhimbja e ringjallja kanë tjetër formë, të një dedikimi apo dhe falenderimi për ata që dhanë shpirt lëngueshëm në këtë vend torturash të paimagjinueshme? A duhet bërë një konkurs artistësh skulptorë për atë cfarë duhet të na përfaqësojë në Mauthausen? Unë mendoj se po. Pa dashur të ndez mendime konservatore, pa i munguar respekti autorit të ndjerë të kësaj vepre, simbolika shqiptare e Mauthausenit duhet të jetë një mënyre reflektimi tjetërsoj. Vetëm kështu i bëhet nderi të rënëve dhe luftës se një populli, që kurrë smund të mohohet.

Mauthauseni është pjesëe luftës heroike të popullit tonë, të qëndresës së luftëtarëve të kapur nga gjermanët dhe të torturuar barbarisht deri në vdekje në këtë kamp përqëdrimi. Këtu telat me gjemba rrjedhin akoma gjak dhe sa te jetë jeta do të flasë dheu, pemët, lumi dhe i gjithe pluhuri njerëzor i krijuar nga djegia e kockave të të rënëve.