osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta në panik nga vendimi i 1 shkurtit, Kushtetuesja paralajmëron se seanca do zhvillohet edhe pa praninë e presidentit, mbrojtja 1 orë kohë në dispozicion

Ilir Meta në panik nga vendimi i 1 shkurtit, Kushtetuesja paralajmëron se seanca do zhvillohet edhe pa praninë e presidentit, mbrojtja 1 orë kohë në dispozicion

Data 1 shkurt duket se është kthyer në makth për presidentin Ilir Meta. Ky i fundit është shkarkuar nga Kuvendi i Shqipërisë qershorin e vitit 2019, ndërkohë që çështja e tij ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka tagrin e fundit për të vendosur nëse Ilir Meta duhet të largohet para kohe nga Presidenca, apo do të qëndrojë në detyrë si president deri në korrik të këtij viti.

Për rrjedhojë Kushtetuesja do të mblidhte nesër në orën 10:00 për të shqyrtuar shkarkimin e Metës nga Parlamenti. Fillimisht seanca për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra ishte planifikuar të mbahej më 18 janar të këtij muaji.

Mirëpo ajo u shty për nesër, për shkak se një nga relatorët e çështjes ishte infektuar me Covid-19. Kështu që pas më shumë se dy javësh pritje, nesër do të vendoset fati i Ilir Metës.

Zbardhet Rregullorja që ka alarmuar presidentin

Por teksa na ndajnë rreth 24 orë nga seanca plenare kur do të mblidhet Gjykata Kushtetuese, presidenti Ilir Meta është shfaqur i alarmuar nga shkarkimi, tension ky që është treguar qartë edhe ditët e fundit në daljet publike të kreut të Shtetit, i cili ka hedhur akuza të forta në adresë të anëtarëve të Kushtetuese.

Gazeta ka mësuar më shumë detaje se çfarë e ka detyruar Ilir Metën që të shtojë sulmet dhe presionet ndaj Kushtetueses para seancës së shkarkimit të tij dhe rezulton se janë dy arsye të forta që po e bëjnë me “dhimbje koke” presidentin.

E para ka të bëjë me shkarkimin e tij që duket se është më afër se kurrë, çka detyroi edhe Metën që këtë fundjavë t’i dërgojë një letër Gjykatës Kushtuese duke i kërkuar llogari. Më konkretisht Meta është alarmuar që ka pak kohë në dispozicion për të parashtruar kërkesat dhe bërë mbrojtjen para trupës së Kushtetueses gjatë seancës së nesërme.

Sipas Rregullores që disponon gazeta, Gjykata Kushtetuese i ka lënë kreut të shtetit në dispozicion vetëm 60 minuta që të flasë. Mirëpo kjo gjë nuk i ka pëlqyer Metës, i cili në letrën drejtuar gjykatës shpreh shqetësimin se Rregullorja që i kufizon atij kohën ka hyrë në fuqi tani dhe jo kur ai është shkarkuar, ç’ka konsiderohet e padrejtë për të.

Kushtetuesja vijon seancën edhe pa praninë e Metës

Më tej sipas Rregullores që disponon gazeta, arsyeja e dytë që ka alarmuar presidentin Ilir Meta, ka të bëjë me mosbllokimin e seancës së shkarkimit të tij. Meta gjatë kësaj kohe ka deklaruar se nuk ka arsye që të marrë pjesë në seancën e shkarkimit që Gjykata Kushtetuese do të mbajë kundër tij nesër, me shpresën se nëse do ta bojkotojë atë, gjyqi kundër tij do të dështojë.

Por duket se presidenti Meta i ka bërë llogaritë gabim, pasi në nenin 5 të Rregullores së Kushtetueses bëhet e ditur se seanca plenare vijon edhe pa praninë e palëve që në rastin konkret është Meta.

“Mosparaqitja e kërkuesit ose e palëve të tjera në seancën plenare publike, ose mosparaqitja e parashtrimeve me shkrim, në rastet kur ata janë njoftuar rregullisht nga Gjykata, nuk përbën shkak për moszhvillimin ose shtyrjen e seancës plenare, e cila zhvillohet në mungesë të tyre.

Kur seanca zhvillohet mbi bazë të dokumenteve, mosparaqitja brenda afatit të përcaktuar dhe pa shkaqe të përligjura e parashtrimeve nga kërkuesi ose e parashtrimeve nga subjekti/et i/e interesuara passjell zhvillimin e gjykimit vetëm mbi bazën e kërkesës dhe/ose dokumenteve shoqëruese të saj të paraqitura në momentin e regjistrimit”, thuhet në Rregullore.