Sali Berisha, është ndalur këtë të dielë në Vaun e Dejës për ‘Foltoren’ e radhës me demokratët.
Berisha, deklaroi se Lulzim Basha po përpiqet të nxjerrë kandidatë kundra tij për zgjedhjet e pjesshme lokale vetëm për hir të Edi Ramës.
“Thotë edhe aq pak vota sa tu marrë, e nxit Edi Rama. Me 61 bashki nuk hyri në zgjedhje, me 6 hyn. Atëherë dhe sot është Edi Rama në pushtet. U ndala këtu thjesht për të sjellë në vëmendjen e të gjithë demokratëve mos të mashtrohen nga kallp opozita.
Mos të mashtrohen nga ai njeri që nuk ka asnjë parim. Të votojnë në këto 6 bashki Partinë Demokratike, opozitën e vërtetë shqiptare.”-tha Berisha.
Por sipas PD-së zyrtare Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajtur akoma në vendnumëro Shqipërinë.
‘Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron është vetëm vijimi i tollovisë të krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion. As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike. Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajtur akoma në vendnumëro Shqipërinë. Zgjedh Ramën, mban Berishën. Zgjedh Berishën, mban Ramën.’- njofton PD.
Hajde mos i beso këto klloun që Rama tallet ditë e natë me ta, sepse e deklarojnë vetë. Njëri, i biri flet përçartë me ëndrra që shikon i tmerruar nga e ardhmja e tij, sepse Edi Rama kryeministër prej 10 vjetësh dhe kryetari i PS po na krijoka parti me Sali Berishën ndërsa babai shikon tjetër ëndërr: Rama po krijon parti me Lulin për të dëmtuar Sali foltoren. Kjo tregon se dy kryetarët e lularve e Saliarve janë keq nga mendja. /Tellalli.al