Sopranoja e shquar Ermonela Jaho, anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë është zgjedhur anëtare nderi e Shoqatës Lirike “Alfredo Kraus”, në Spanjë.
Akademia e Shkencave thekson se “pas suksesit në premierën e operas “Adriana Lecouvreur” në Spanjë, për të cilën gazetat më të mëdha shkruan me tituj si “Brillante Ermonela”, “Ermonela Jaho una diva” etj, sot një tjetër vlerësim i merituar për të”.
Në një ceremoni të veçantë sopranoja Jaho u nderua me dhënien e medaljes si anëtare nderi e shoqatës që mban emrin e tenorit të shquar, Alfredo Kraus Trujillo.
Na bëri të gjithëve krenar! Pas suksesit të
Akademia e Shkencave i uron suksese të tjera sopranos sonë të shquar Ermonela Jaho e cila është shndërruar prej vitesh në një emblemë të artit interpretues botëror.