Operacioni ‘’272’’ ku bënin pjesë 17 trafikantët të cilët merrnin deri 20 mijë euro për person të trafikuar, shqiptar ose të huaj është finalizuar me sukses nëpërmjet bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe shërbimit për çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
Në pamjet e mëposhtme, publikuar nga policia duken edhe fotot e të arrestuarve. Ndërkohë u zbuluan dhe sekuestruan 7 laboratorë në Greqi dhe 4 në Shqipëri për falsifikimin e dokumenteve, pajisjeve të ndryshme dhe një sasi e madhe parash cash, pasaporta biometrike të BE-së të falsifikuara.
Emrat e të arrestuarve:
- Ilir Myrtaj, 60 vjeç, nga Tirana
- Alfred Myrtaj, 54 vjeç, nga Tirana
- Marjo Myrtaj, 29 vjeç, nga Tirana
- Albert Xhelilaj, 57 vjeç, nga Tirana
- Gentjan Stojku, 37 vjeç, nga Tirana
- Florjan Hysenaj, 53 vjeç, nga Shkodra
- Entela Çala, 43 vjeçe, nga Tirana, punonjëse policie
- Arian Uku, 39 vjeç, nga Tirana, punonjës policie
- Keldi Beshi, 48 vjeç, nga Tirana
- Arben Kadiu, 54 vjeç, nga Tirana
- Ismail Alushani, 47 vjeç, nga Tirana
- Ylli Gokaj, 63 vjeç, nga Shkodra
- Aleksandër Leka, 61 vjeç, nga Tirana
- Shkëlqim Mema, 46 vjeç, nga Tirana
- Qazim Hysko, 60 vjeç, nga Tirana
- Rezalba Hotaj, 22 vjeçe, nga Shkodra
- Vera Mehmetaj, 27 vjeç, nga Shkodra
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi L.S., 26 vjeç, nga Gjirokastra.