Sali Berisha i ngelur mes katër rrugëve mbrëmjen e sotme i ftuar te Fevziu i cili herë pas here e fton nga nostalgjia e bashkëpunimit mes tyre ka komentuar dhe shpalljen e tj “Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilën theksoi se nuk po kërkon heqjen e saj por gjykimin e Sekretarit Blinken për shpifje.
Të mendosh se sekretri i shtetit të SHBA-së do gjykohet për vendimet e qeverisë amerikane ndaj sanksioneve të vendosura për kriminel të tipit Sali Berisha është çmenduri, por Berisha guxon dhe deliron duke e ditur se askush nuk e dëgjon dhe as nuk e ka në listë se ekziston.
Ka të drejtë të ëndërroi, pse jo tua tregoj atyre pak ithtarëve, se ai ka shpresa, që do e shpëtoj familjen dhe përfituesit e tij nga gjëma amerikane
Sipas Berishës nëse SHBA-të i kërkojnë një ndjesë publike atëhere çështja është e zgjidhur.
“Unë nuk kërkoj heqjen e vendimit. Jo! Unë këkoj gjykimin për shpifje. Së dyti ata po më kërkuan të falur, çështja është e zgjidhur. Ndjesa publike pranohet”, tha Berisha.
Ky është humor berishian. /Tellalli.al