Kreu i PD Lulzim Basha ka thirrur paraditen e sotme një takim me aleatët. Mëngjesin e sotëm në selinë e PD janë paraqitur krerët e partive opozitare, Monika Kryemadhi, Agron Duka, Dashamir Shehi.
Ky takim vjen në një moment që PD ka publikur një audio përgjim ku ajo pretendon se Agron Xhafaj bën pazare droge me një person që PD thotë se është bashkëpunëtor i tij.
Nga ana tjetër vëllai i ministrit ka depozituar kallëzim penal në Prokurori për tre zyrtaret e PD dhe pretendon se në audio nuk është zëri i tij.
Basha ka paralajmëruar se nëse s’do ketë qëndrim nga mazhoranca deri te enjten, opozita pritet që të marrë vendime të mëdha.
Rreth ores 11.00-11.30, pas takimit me opoziten, kryetari Basha pritet te kete deklaratë në seli.