osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Patozi ironizon deklaratat e Bashës: Kohë për dasmë ke gjetur o Lulzim

Patozi ironizon deklaratat e Bashës: Kohë për dasmë ke gjetur o Lulzim

Ish kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas deklaratës së kryedemorkatit Basha i cili tha se një kryeministër të mos qëndrojë në pushtet për më shumë se dy mandate.

Patozi ironizon Bashën teksa i kërkon të gjejë gjej diçka më pak komike, sepse sipas tij, nuk shkon fare kjo teza e kryeministrit me dy mandate.

Reagimi i plotë:

Eh mor Lul, e di që nuk e ke problem të bëhesh qesharak, por prapë duhet një masë për ta ruajtur veten. E paske rikthyer prapë atë shpikjen për kufizimin e mandateve të kryeministrit, që e shpall sa herë do të dukesh sikur po sjell diçka të re në debatin politik.

Por tani e gjete ta thuash? Nuk ke frikë fare se do të gajasësh dynjanë?

Nuk e ke degjuar Presidentin në detyrë, që ka shpalosur strategjinë e vet politike për 50 vjetët që vijnë? Po zhurmën e shpërthimit të tritolit për (mos)zgjedhjen për herë të gjashtë të shefit të Federatës së Futbollit nuk e paske ndjerë?

Mirë revolucionin paqësor të “foltores”, që po përgatit kthimin e tretë të udhëheqësit historik, bën sikur nuk e shikon, se ashtu e ke punën.

Po pse të rrjedhur e di kryetimonierin ti, që të zbresë nga kali tani, kur ia keni bërë fushë me lule ti edhe ata të tjerët, që do ndani krundet e pushtetit më 6 mars? Vërtet ka 25 vjet gati pa ndërprerje në pushtet, por ca vështirësi edhe i ka pasur, kurse tani që nisi t’i ndrijë fati për ta ngrënë qyl, ti i thua të largohet.

Po veten e ke harruar, o Lul, që ke hyrë për mandatin e katërt si kryetar i Partisë Demokratike? Apo nuk quhen ato se kanë qenë në bashkëpronësi. Po pse çfarë e di partinë ti, mësimore e përjetshme, që të të bëjë ty patjetër kryeministër, pavarësisht nga numri i provave?

Komike, se nuk shkon fare kjo teza e kryeministrit me dy mandate. Jo për gjë, por edhe kohën për “dasëm” e ke zgjedhur shumë keq.