osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“21 Janari”, shkarkimi dhe shpallja “non grata” makthi i Metës, presidenti shantazhon anëtarët e Kushtetueses në prag të seancës kundër tij

“21 Janari”, shkarkimi dhe shpallja “non grata” makthi i Metës, presidenti shantazhon anëtarët e Kushtetueses në prag të seancës kundër tij

Ilir Meta ka treguar dje se shkarkimi, shpallja “non grata” dhe hapja e dosjeve të vjetra janë shqetësimi kryesor. Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, ku foli për aktualitetin politik.

Meta sulmoi Gjykatën Kushtetuese duke treguar edhe një herë se meraku i tij është te vendimi i 1 shkurtit, ku rrezikon të shkarkohet. Ai ka shantazhuar dje anëtarë e Kushtetuese duke thënë se ka bërë një kërkesë për procedim disiplinor të gjyqtares Fiona Papajorgji për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa paralajmëroi dhe emrat e tjerë.

“Sot kemi kërkuar nisjen e procedimit disiplinor për relatorin, por mund të ketë dhe persona të tjerë sepse kanë diskriminuar figurën e gjyqtarit. A është kjo presion? Unë jam pa komplekse. Kjo nuk ka lidhje me intervistën që ka dhënë Meta te Çim Peka për të cilën Parlamenti e shkarkoi.

Kjo është çështje e parëndësishme në raport me rëndësinë që prek të paktën 3 milion qytetarë të Shqipërisë, çështja e zgjedhjeve vendore”, tha ai.

Hapja e dosjeve dhe “non grata”

Më tej ai u pyet edhe për dosjet e vjetra, siç është “21 Janari”. Ai u pyet mbi deklaratën e kryedemokratit Basha mbi vrasjet në bulevard, ndërsa Meta tha: “Njeriu që ka më shumë adhurim për SPAK se zoti Xhafa që ka qenë arkitekt i reformës, ai çdo provë që ka le ta dërgojë atje dhe kjo zgjidhet menjëherë.

Me histori të tilla kaq qesharake jemi mësuar dhe do dëgjojmë histori më qesharake sepse problemi i tij është raporti armiqësor me të vërtetën”. Një tjetër çështje që nervozi presidentin është ajo e shpalljes “non grata”. Vetë Basha e ka thënë disa herë se pas Berishës është radha e Metës dhe ky i fundit nuk i ndali sulmet.

“Më është dukur edhe më qesharake dhe absurde për arsyen se ne të gjithë e dimë që një person, i cili ka një hall për shkak të një fotoje të bërë në rrugën e gabuar duke mos respektuar ligjet e atij vendi apo akoma më tej i mban ison zonjës së Bilalit që ka të njëjtin problem bëhen edhe më qesharak që kur bëjnë deklarata të tilla.

Është e drejtë e tyre të banalizojnë. Unë nuk kam shkelur ligjet e SHBA dhe nuk pres asnjë lloj morali, leksioni në emër të atij shteti nga dy persona të cilët kanë problemet e tyre ligjore që kanë bërë foto me presidentin e SHBA. Asnjë herë nuk e kam menduar këtë gjë dhe nuk më shkon mendja sepse raporti im me Shqipërinë është i shkëlqyer. Raporti im me SHBA ka qenë dhe mbetet i shkëlqyer sepse raporti me të vërtetën është i shkëlqyer dhe unë ja u kam thënë përfaqësuesve të Amerikës”, tha Meta.

Meta sulmon Bashën

Më tej kreu i shteti sulmoi liderin demokrat Basha duke dalë hapur në krah të Sali Berishës. Ashtu si ish-kryeministri, edhe Meta e cilësoi Bashën si deputet dhe jo kryetar të PD. Nga ana tjetër ai foli sepse nuk thirri PD në konsultime për zgjedhjet vendore. “Nuk kam menduar për këtë çështje, unë e kam thirrur PD-në për të hyrë në zgjedhjet të pjesshme, por ajo nuk u regjistrua.

Unë zgjodha këtë mënyrë që të mos ketë kontestime apo situata të tilla. Askush nuk ka kërkuar konsultim politik në lidhje me këtë. Ata që bëjnë takime fshehurazi natën me Ballën, akuzojnë Presidentin se pse bën një takim me Ballën në prezencë të kamerave në mes të ditës”, tha Meta.

Kreu i shteti dha sinjal se pasi të largohet nga Presidenca do i bashkohet foltores së Berishës. “Raportet me Berishën janë të mira, pro në distancë sepse kam kohë pa e takuar sepse me Berishën ke dëshirë të luftosh dhe bashkëpunosh sepse i njeh rregullat e lojës. Baza e gjithë bashkëpunimit tim është me popullin e 2 marsit. Popullin e Kushtetutës dhe dinjitetit.