osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ishin pjesë e grupit të falsifikuesve të vizave për në SHBA, arrestohen dy policë/ Emrat

Ishin pjesë e grupit të falsifikuesve të vizave për në SHBA, arrestohen dy policë/ Emrat

Policia goditi dje një grup të falsifikimit të vizave duke arrestuar 13 persona, ndërsa mes tyre janë edhe dy policë. Punonjësit e policisë që janë arrestuar si të përfshirë në këtë rrjet të trafikut që dërgonin shqiptarë në SHBA dhe Britani me viza false kundrejt pagesave 20-35 mijë euro janë Arian Uku dhe Entela Çala.  Ata janë inspektorë në Seksionin e trafikut interurban në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe specialistë në Seksionin e Trafiqeve.

Më datë 14.05.2018, ora 19.00, u ndaluan shtetasit Arian Besnik Uku dhe Entela Seit Çala, të datëlindjes 26.08.1979 dhe 05.06.1975, banues në Tiranë, me arsim të lartë, inspektor në Seksionin e trafikut interurban në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe specialistë në Seksionin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, sepse Prokuroria për Krimet e Rënda pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka nxjerrë urdhra ndalimi ndaj tyre, pasi dyshohen për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Nenet 189, 190, 283/a, 298 dhe 333/a të K.P.O.p.gj, Astrit Latifi”.

Deklarata e policisë së Tiranës

Gjatë operacionit janë sekuestruar dhe dy laboratorë që falsifikonin vizat amerikane dhe britanike. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë qenë përgjimet dhe vëzhgimet ambientale ato që kanë zbuluar grupin kriminal. Kjo është hera e dytë në pak muaj ku pas operacionit “One if By land” goditet një grup trafikimi qeniesh njerëzore drejt SHBA-ve dhe Anglisë. Shumica e emigrantëve kanë udhëtuar me avion drejt këtyre vendeve, ndërsa pagesat kundrejt trafikantëve bëheshin në dy pjesë. Një pjesë cash në Shqipëri dhe një pjesë me agjencitë e transfertave të parave kur ata mbërrinin në destinacion.