osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mediat turke kritika qeverisë shqiptare: Allajbeu i Spitali Amerikan me shqiptarë burim kryesor i financimit të gylenistëve, Rama i dha hemodializën

Mediat turke kritika qeverisë shqiptare: Allajbeu i Spitali Amerikan me shqiptarë burim kryesor i financimit të gylenistëve, Rama i dha hemodializën

Mediat turke kanë hedhur dje dritë mbi operimin e mbështetësve të Gylen në Shqipëri. Portali “Dirili Postasi” ka bërë një artikull mbi FETO në Shqipëri dhe ndër shumë institucionet që ata përmendin si mbështetës të Fethullah Gylen është dhe Klodian Allajbeu, president i Spitalit Amerikan.

Në shkrim theksohet se ky spital është një ndër burimet kryesore të të ardhurve të organizatës FETO. Po ashtu theksohet se ka shumë biznese të tjera që ndihmojnë financiarisht.

“Spitali Amerikan është shndërruar në spitalin e FETO dhe drejtori i përgjithshëm i tij Klodian Allajbeu është një nga studentët e Kolegjit “Mehmet Akif”. Kjo strukturë përfaqëson spitalin më të madh privat në Shqipëri dhe i jep shumë mbështetje financiare organizatës. Përveç këtyre 2 kompanive, ka shumë kompani/biznese që financojnë strukturat e Gylen”, thuhet aty.

Qëndrimet e medieve turke

Ndërkohë pak ditë më parë një shkrim shumë të zgjatur sa i takon mbështetjes së FETO ndaj Spitalit Amerikan publikoi portali “Yeniakit”. Publicisti Ayhan Demir ka shkruar shumë gjatë në këtë aspekt. “Sot, numri i filialeve të këtij spitali (Spitali Amerikan) në kryeqytet kanë arritur në tre. Ka nga një filial në Durrës dhe në Fier, e po ashtu dy filiale në Kosovë. Lidhur me këtë spital gjenden dhjetra laboratore analizash.

Nuk mbaron me kaq. Klodian Allajbeu është dhe pronari i Spitalit Grek që ofron veprimtari në Shqipëri, Spitali Hygeia. Përveç kësaj vijon përgatitjet për themelimin e fakultetit të mjekësisë në Universitetin Epoka, universitet ky që gjendet nën kontrollin e FETO-s.

Lartësimi i pandalshëm i Klodian Allajbeut, i cili mban kontakte të ngushta me numrin dy të organizatës FETO, Mustafa Özcan, pa dyshim që nuk është i kufizuar me kaq. Tregu agro-ushqimor “Ekma Albania”, si tregu i vetëm i tillë në Tiranë, i përket atij.

Gjthë ashtu me paratë e vjedhura nga biznese të dyshimta Allajbeu bleu dhe TV ABC NEWS

Po ashtu është edhe pronar i të vetmes fermë të kuajve dhe të qendrës së garave me qendër në Tiranë, Panto. Kompanitë që operojnë në fusha të ndryshme, mirëpo që rezultojnë me humbje, i blen në emër të FETO-s”, thuhet aty. Turqit në shkrimet e tyre shprehen të irrituar më kryeministrin Rama, i cili nuk ka marrë masa. Madje ata kritikojnë marrjen e koncesionit të hemodializës nga Spitali Amerikan.

“Klodian Allajbeu arriti në këtë nivel me ndihmën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Për shembull zotëron gjysmën e tenderave të dializave në spitalet shtetërorë. Përveç kësaj, në periudhën e pandemisë, megjithëse ishte e ndaluar për spitalet private, vijoi aplikimin e testit PCR në spitalet që zotëronte. Ndërsa shteti shqiptar u mjaftua me luajtjen e rolit të tre majmunëve (duke thënë nuk pashë gjë, nuk dëgjova gjë dhe nuk di gjë). Kështu bëhet e ditur se ka fituar miliona dollarë”, thuhet në shkrim.