Aktorja Egla Ceno ka dalë me një reagim të fortë për moderatoren Arbana Osmani.
Komenti i plotë:
Thua Big Brother, thua Arbana Osmani. Dy herë në javë, 3-4 orë transmetim live. Cdo spektakël një veshje më vete: këpucët, flokët, fustanet. Impenjim i madh, padyshim. Cdo gjë në rregull, po mos të ishte për atë dreq panoramike të kamerës nga poshtë-lart.
Pse mor vlla na e prishni imazhin e Arbanës dhe doni të na “shisni” me patjetër “yje me sallam”? Lërini more gjunjtë dhe këmbët për modelet shalgjata. Na e lini rehat Arbanën.
Nuk e dimë kush e vesh Arbanën për Big Brother Albania VIP por mjaaaaft ju lutem, mjaft na e shitët si supermodele me këmbë kilometrike. Ndoshta bota e televizionit ka “avazet” e veta, por fundja “avazet” i ndërtojnë njerëzit.
Por ta lemë mënjanë Arbanën, kjo mbrëmje do jetë shumë emocionuese sepse Big Brother VIP tashmë ka hyrë fiks në fazën e fundit të programit, sepse kanë mbetur saktësisht edhe 4 javë nga fundi i këtij eksperimenti social në Shqipëri. Në finale do të shkojnë ata që kanë më shumë fansa, por edhe durim.
Ju tashmë e dini se 4 finalistët do të fitojnë 10 mijë euro secili, kurse fituesi do të marrë me vete 100 mijë euro, me trofeun që pritet të jepet nga kryeministri Edi Rama më 18 shkurt në Vlorë (sipas asaj që raportoi pak ditë më parë portali Pamfleti i gazetarit Gjergj Zefi).
Deri tani, favoritët kryesorë për ta fituar Big Brother VIP janë Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj. Banore e fortë në shtëpinë më të famshme në vend është edhe Arjola Demiri, pa harruar Einxhel Shkirën. Votoni “yjeeee”.