Deputetja Grida Duma është shfaqur në krah të kryetarit të shkarkuar të PD, Lulzim Bashës dhe vijon ti mbajë “ison” dështimeve të tij të njëpasnjëshme.
Së fundi, në një postim në rrjetet sociale, Duma vijon teatrin, duke folur për zhvillime, forcë, e të tjera si këto.
“Forcë më e madhe është të durosh dhe mos ushqesh të keqen dhe atëherë kur ke forcë dhe mundësi të kundër reagosh dhe t’ia kthesh me të njëjtën “monedhë”, e ndoshta më shumë.
Respekt të thellë për ata që munden por nuk zgjedhin rrugën e brutalitetit.
Forca e arsyes është triumfi i zhvillimit! Le të garojmë e të konkurojmë me forcën e arsyes ndaj njëri tjetrit; çdo tjetër formë nuk është forcë por dobësi.
E kjo është provuar gjithmonë!”-shkruan Grida Duma. Por, pas këtij postimi demokratët e kanë “masakruar” me komente deputeten e Bashës, të cilën e akuzojnë për pazare me Lulzim Bashën, për Portin e Durrësit.
“Grida është e korruptuar e përfshire në portin e Durrësit me Lulushin!”-shkruan një ndjekës i Dumës, në rrjetet sociale.
Më tej, një tjetër shkruan “Po ti je brutalisht në atë pozicion që po përpiqesh ta jetësosh një funksion të vdekur në kundërshtim me vullnetin e shumicës! Ti je brutale dhe e pacipë! Shëmti shembull i dhunës dhe brutalitetit!”
Gjithashtu një qytetar shkruan “E mirë o zonjë mbani Edi Ramen në pushtet se keni 12 vjet që duroni se me durim do ta hiqni”.
Ndërsa një tjetër e akuzon Dumën për marrëveshje të fshehta me Krimin e Organizuar, si dhe i kujton ish-bankierin e ndjerë Artan Santo.
“Mos e humb kohën ne politike Grida, se iku koha e Santosit dhe e marrëveshjeve të fshehta me Krimin e Organizuar.”-shkruan qytetari./CNA.al