Autoritetet italiane kanë goditur një grup të trafikut të kokainës nga Holanda dhe heroinës nga Turqia duke vendosur nën hetim 45 persona, 23 janë në masë arresti, 19 me burg dhe 4 tjerë në arrest shtëpiak. Mes personave të arrestuar janë edhe shqiptarë, pjesë e organizatës kriminale.
Mediat italiane shkruajnë se baza e organizatës ishte në Brindizi. Arrestimet u kryen në provincat e Brindizit dhe Tarantos, në Kalabri dhe Shqipëri.
Organizata kishte burime financiare dhe logjistike që mundësonte transportin dhe tregtimin në territorin italian të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, kokainë nga vendet amerikano-latine dhe heroinë nga Turqia.
Roli i pjesëtarëve shqiptarë në grup ishte ai i transportit të drogërave nga Turqia e Holanda duke e tregtuar më pas në Itali. Hetimet, sipas mediave lokale italiane nxorrën në pah edhe përfshirjen e mafies puljeze të njohur si Sacra Corona Unitas.
Sipas mediave italiane u sekuestruan mbi 57 kilogram kokainë, heroinë, armë dhe mbi 200 mijë euro.