Vendi jonë vazhdon të përballet me të ftohtin ekstrem ku temperaturat shënojnë vlera minus. Për ditën e sotme temperaturat më të ulëta vijnë nga Korça ku në zonat e thella arrijnë deri në -18 gradë, ndërsa momentalisht nuk ka rreshje bore.
Të gjitha akset nacionale janë të hapura e po ashtu të kriposura, por sërish duhet kujdes në qarkullim, duke përdorur gomat dimërore.
Lartësia e borës varion nga 10cm deri në 40 cm, lartësia më e madhe në fshatin e Dardhës. Në këtë fshat e po ashtu në Qafën e Qarrit duhet që mjetet të jenë të pajisura me goma dimërore.