Gazetari Artan Hoxha ka bërë një tjetër reagim në përkujtim të 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 protestues në bulevard.
“Sot, ATA lart, e konsumuan xhiron e rastit nga pllakat tuaja prej bronzi, ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ku ne te vertete te vetmit deshmore jeni ju.
Sot, bronzin tuaj, do ta pastrojne, do ta ferkojne, dhe ne fund do te vendosin karafila te kuq…
Pastaj, neser do t’ju shkelin sërish me kembe, per 365 dite me radhe, deri sa te vije 21 janari i radhes…
Por sepaku, e moret vesh, se nuk ju vrau “xhaxhai me çader pistolete”…”, shkruan Hoxha në Facebook.