Evi Kokalari është shkëputur nga angazhimi i saj politikë në Shqipëri. Pasi prej muajsh u angazhua me Foltoren e ish-kryeministrit Berisha, ajo vendosi të rikthehej në SHBA, ku si vetë ajo u shpreh, kishte angazhime të shumta.
Megjithatë duket se vizitat e shpeshta në vendin tonë i kanë lënë një shije të mirë Kokalarit, e cila ditën e sotme ka shpërndarë disa foto nga takimet në Tiranë, por edhe nga koha e saj e lirë këtu.
Personalitete të showbizzin, të rinj dhe politikanë janë disa nga ata që tashmë Evi i quan miqtë e saj. “Disa foto nga udhëtimet e mia të fundit në Shqipëri.
E lumtur që kam takuar shumë prej jush dhe falënderues për të gjitha miqësitë e reja”, ka shkruar ajo, krah fotove në Facebook. Duket se mes punëve dhe angazhimeve politike, ajo ka patur kohë të takojë moderatoren Albana Osmanin, por edhe kryetaren e LS, Monika Kryemadhin.